Gashi e mbron Kurtin: Këta të regjimit të vjetër kanë qenë hajna të shfrenuar - NACIONALE

Gashi e mbron Kurtin: Këta të regjimit të vjetër kanë qenë hajna të shfrenuar

22 minuta më parë

nga NACIONALE

Shkëlzen Gashi, analist në T7, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar raportin e Freedom House, i cili u diskutua gjerësisht për shkak se konkludoi se ka korrupsion serioz qeveritar.

Megjithatë, Gashi, në një përpjekje për ta mbrojtur Qeverinë Kurti, është kthyer në vitin 2019, duke i akuzuar pushtetin e atërhershëm për korrupsion të shfrenuar.

Tutje, për korrupsionin e evidentuar në vitin 2023, Gashi ia ka lënë fajin prapë opozitës.

“Raporti i Freedom House i vitit 2019 po thotë se institucionet e Kosovës mbeten të dobëta dhe KORRUPSIONI I SHFRENUAR ka shkaktuar mosbesim të thellë publik në qeveri.

Pra, ju të regjimit të vjetër, keni qenë qenë HAJNA TË SHFRENUAR. Dmth, nuk keni pasë frena.

Tash, Raporti i Freedom House i vitit 2024 po thotë se SHUMË INSTITUCIONE janë dëmtuar nga KORRUPSIONI I RRËNJOSUR (pra, që e keni rrënjosë ju të regjimit të vjetër).

Tutje, Raporti i Freedom House i vitit 2024 shton se: MEGJITHATË KA SHENJA SE NJË BREZ I RI POLITIKANËSH PO LËVIZIN PËR T'U PËRBALLUR ME PRAKTIKAT E KORRUPTUARA.

Kështu që, o të shfrenuar, mos u mundoni ta krijoni narracionin që të gjitha qeveritë e Kosovës janë të korruptuara njëjtë, se edhe s'ju dhezë” – ka shkruar Gashi.

Lajme të ngjashme