Administratori i “Albkings” në paraburgim: Prokuroria fton të dëmtuarit të bashkëpunojnë - NACIONALE

Administratori i “Albkings” në paraburgim: Prokuroria fton të dëmtuarit të bashkëpunojnë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Administratori i grupit famëkeq në Telegram “Albkings”, tashmë gjendet nën masën e paraburgimit. Gjykata ia ka caktuar masën gjatë kësaj të enjte.

Prokruroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga të dëmtuarit e këtij grupi, të bashkëpunojnë me Prokurorinë, duke i dhënë instuticioneve informata konkrete për këtë rast.

E plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

Lajme të ngjashme