Eskalon përplasja Musk – Australi: “Qeveri fashiste”, “duhet të burgoset”, “armike e popullit” - NACIONALE

Eskalon përplasja Musk – Australi: “Qeveri fashiste”, “duhet të burgoset”, “armike e popullit”

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka thënë se një senatore australiane duhet të burgoset dhe ka sugjeruar se ligjet e Australisë për armë kanë për qëllim që ta ndalin rezistencën kundër “qeverisë fashiste”, duke e eskaluar betejën për një urdhër gjykate për fshirjen e postimeve me video ku shihet therja e një prifti.

Pasi Gjykata Federale e Australisë e urdhëroi rrjetin X të Muskut që përkohësisht ta ndalojë videon ku shihet një sulm me thikë ndaj një prifti gjatë një meshe kishtare në Sydney para një jave, amerikane i akuzoi udhëheqësit e këtij shteti se po mundohen që ta censurojnë internetin, duke nxitur reagime nga ligjvënësit, raporton agjencia “Reuters”.

Një senator, Jacqui Lambie, e fshiu llogarinë e saj në rrjetin X në shenjë proteste për publikimin e videos dhe u bëri thirrje politikanëve të tjerë që ta bëjnë të njëjtën gjë, duke thënë se Musku “nuk ka ndërgjegje shoqërore ose ndërgjegje çfarëdo qoftë”. Ajo shtoi se Musku duhet të burgoset.

Kur një përdorues i paidentifikuar tha në rrjetin X se senatorja Lambie “duhet të jetë në burg për censurimin e shprehjes së lirë në X”, Musku iu kundërpërgjigj 181 milionë ndjekësve të tij: “Absolutisht. Ajo është armike e popullit të Australisë”.

Një përfaqësuese e Lambie-t, senatore e pavarur për shtetin e vogël ishullor të Tazmanisë, refuzoi që të komentonte.

Shënjestrimi i individëve është strategji e rregullt e Muskut, personi i tretë më i pasur në botë, përderisa u vihet pas qeverive që mundohen të ushtrojnë më shumë mbikëqyrje të përmbajtjes së rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme