Si u realizua në Amerikë operacioni sekret për ta mbyllur Tik Tok'un? A do ta prekë kjo Kosovën? - NACIONALE

Si u realizua në Amerikë operacioni sekret për ta mbyllur Tik Tok'un? A do ta prekë kjo Kosovën?

19 sekonda më parë

nga NACIONALE

Në familjen tem vec nana nuk ka Tik Tok. Nuk ka account ne Tik Tok, sepse në menyrë indirekte, përmes linkave te ndryshëm, edhe ajo është konsumuese pasive e njanit prej rrjeteve më të mëdha dhe më të dyshimta sociale në bote. Dikush ia con një link në viber, ajo e klikon ato edhe e kqyrë far’ klipi humoristik bukolik.

Sido që të jetë, e ardhmja për këtë rrjet social, që rranjet i ka ne Kinën komuniste, nuk po duket shumë e ndritshme.

Te martën mbrama, në një operacion sekret te kongresmeneve amerikan, ka kaluar nje projektligj, qe ma vone është nënshkru edhe prej Presidentit Biden, duke u bo ligj, i cili e obligon kompanine pronare te Tik Tok’ut, Byte Dance, qe brenda 9 muajve me e shitë Tik Tok’un, te nje kompani amerikane. Në të kundertën e mbyllin. Se qysh vjen deri te mbyllja, kjo është histori në veti, mirëpo të flasim pak për projektligjin qe u aprovu të martën.

Nuk ka ndodhe shpesh ne historine e amerikes nje veprim i tille. Kongresmen prej dy kampeve, shpia e bardhe, departamenti i drejtesise, prokurori i pergjithshem, madjen edhe donald trumpit, me u pajtu per nje teme te tille. Per me e rujte sekretin e ketij projektligji, qe e qet TikTok’un para aktit te kryme, e kane qujte ato Thunder Run, dicka si Aksioni Rrufeja, Vetetima.

Pse kane punu në sekret?

Gazeta Prestigjioze The Neë York Times, e cila ka fole me grupin e pare te kongresmeneve qe jane marre me kete ligj, rreth 12 veta, ka shkru qe ata jane frikesu prej lobisteve te fuqishem te Tik Tok’ut, te cilet do te angazhohen gjate procesit, per me e ndryshu ligjin, me e zbute ato, ose me e blloku komplet.

Kjo osht hera e pare qe Tik Toku, qe e ka nje rrjet te fuqishem propagandistesh, me u nxen ne gjume. Bile, per me e bo krejt storien edhe ma dramatike, gati per film, Zyrtaret e Amerikes, gjate gjithe kesaj kohe jane kane tuj negociu me Tik Tok’un, kishe me e bo nje marreveshje qe Tik Tok ka me u bajte te dhanat e amerikaneve ne amerike.

Ne nderkohe kunder Tik Tok’ut osht kane tuj u bo gati ligji qe e mbylle ato. Diten kur zyrtaret e Tik Tok’ut e kane pa se cka po kane punu ne kongres, ata jane cmend. Qysh raporton Neë York Times, Tik Toku ka vendose ate nate me i cu mesazhe qindra miliona amerikaneve, qe ata mandej me i thirre kongresmenet edhe me ju bo presion.

“Kjo strategji e tik tok’ut, vec cka i ka binde edhe ata kongresmene qe nuk kane qene shume te vendosun, me u bo krejt te vendosun”, i ka thane NYT’it nje kongresmen.

Pse osht tuj eskalu situata ne menyre kaq te shpejte?

Amerika dyshon shume qe Tik Tok’u te dhanat e amerikaneve jau jep kinezve, e ata mandej i perdorin ata. Fillimi i luftes ne mes te Hamasit dhe Izraelit, vecsa i ka dhane energji edhe ma te madhe ksaj iniciative.

Tik Tok osht dominu me pamje te krimeve te kryera nga trupat e Izraelit ne Gaze, mirepo jo edhe anasjelltas. Institucionet e sigurise ne Amerike dyshojne qe algoritmat e Tik Tok’ut jane pershtate ne ate forma nga Kina, qe me e perca shoqerine amerikane.

Eshte edhe ma tutje e paqarte nese nime Kina i ka shti durte ne Tik Tok, mirepo osht plotesisht e qarte qe shoqerine amerikane e ka perca kjo teme. Universitetet ma te randesishme ne Amerike jane ne ‘lufte civile’ rreth kesaj teme.

Jo vec Universitetet, po e krejt shoqnia.

Pra, Amerika osht tuj e konsideru qe nuk e ka lluksin tash me i hape syte e me prite Kinen cka po bon? A po nderhyne a jo? Ose cka ka me bo Kina ne zgjedhjet amerikane, ose ne vende te tjera ku ka interes amerika.

Ne kete menyre edhe e ka justifiku mbylljen e Tik Tok. Duke e paraqite ate si rrezik per sigurine kombetare. Perndryshe amandamenti i pare i kushtetutes amerikane e garanton lirine e shprehjes, prandaj do te ishte e pamundur te mbyllet. Kurse, nese osht ne pyetja siguria nacionale, gjanat ndryshojne.

Tash Tik Tok i ka para vetes edhe 9 muje. Nese Presidenti amerikan e sheh qe kjo kompani seriozisht osht tuj negociu shitjen, mundet me ia vazhdu edhe 90 dite. Nese jo, Tik Tok do te mbyllet ne Amerike rreth fundit te ketij viti.

Mbyllja ne Amerike, ka mundesi reale me e impliku edhe nanen teme si konsumuese pasive, edhe femijet e mi si konsumues aktiv. Do te jete e pamundun per Evropen qe te mos i bashkohet ketij karvani, e posacerisht humbjet ne marketing kishin me e demtu pariparueshem tik tok’un.

Kesaj valle i ka pri e para India, e cila e ka mbylle tik tok’un ne vitin 2020.

Lajme të ngjashme