Raporti i rëndë i PE-së për Kosovën, Hamiti: Kjo është gjendja e mjerueshme nën sundimin e Albin Kurti - NACIONALE

Raporti i rëndë i PE-së për Kosovën, Hamiti: Kjo është gjendja e mjerueshme nën sundimin e Albin Kurti

16 minuta më parë

nga NACIONALE

Zyrtar i lart i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Ai ka bërë me dije se njeri nga institucionet kryesore të BE-së ka vlerësuar se korrupsioni është problem sistemik në Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se raporti pasqyron gjendjen e mjerueshme të Kosovës nën sundimin e Albin Kurti.

“Parlamenti Evropian: KORRUPSIONI PROBLEM SISTEMIK NË KOSOVË Parlamenti Evropian shpreh “shqetësim të thellë” për këtë gjendje “korrupsioni sistemik”, kujton rënien e Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025. Le të kujtojmë, se më herët Departamenti Amerikan i Shtetit njoftonte në Raportin e vet për “korrupsion të rëndë qeveritar” (serious government corruption) në Kosovë. Kjo është gjendja e mjerueshme në Kosovë nën sundimin e Albin Kurtit, të Qeverisë së Vetëvendosjes. që e katandisur Kosovën keq e më keq”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme