Natasha Kandiq ia shpëtoi jetën, pastaj dokumentuan mijëra viktima dhe të zhdukur bashkë

Natasha Kandiq ia shpëtoi jetën, pastaj dokumentuan mijëra viktima dhe të zhdukur bashkë

Vullnet Krasniqi

Kemi qenë studentë aty. Një pjesë e studentëve janë largu ma herët, kemi mbetë një numër jo fort i madh. Unë me katër shokë të tjerë u arrestuam, por edhe shumë grupe të tjera. Ishte viti 1999, muaji maj”, kujton Bekim Blakaj.

Ai kishte humbur të gjitha kontaktet me familjen dhe shokët. Për muaj Blakaj do të gjendej në burgun e Beogradit, duke mos e ditur se çfarë do të ndodhte me fatin e tij.

Motra më kishte lajmëruar si të zhdukur”, kujton Blakaj, që tash është drejtues i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, në bisedë në Podcast Nacionale. 

Po të mos ishte Natasha Kandiq me Fondin për të Drejtën Humanitare, nuk e di a do të kishim dalë gjallë nga ai burg”, shton Blakaj, teksa kujton momentin kur më në fund dikush po interesohej për ta në burgun e Beogradit. 

Ndiqni biseden mes Blakajt dhe Vulllnet Krasniqit, redakor në Nacionale

1