Berat Buzhala hahet me Jetlir Bujën për Albinin: E sheh pas varrimit?

Berat Buzhala hahet me Jetlir Bujën për Albinin: E sheh pas varrimit?

Gazeta Nacionale

Që në mëngjesin e të mërkurës, gazetari Berat Buzhala e botoi një opinion në të cilin arsyetonte dhe argumentonte idenë e tij se përse nuk duhet besuar Albin Kurtit kur është servil ndaj Amerikës. Nuk shkoi shumë gjatë dhe një tjetër opinion me po të njejtin titull por me një “s” mungesë, u publikua nga kryeredaktori i Nacionales, Jetlir Buja. Si një “diss” ndaj Buzhalës, Buja argumentonte se përse “duhet t’i besojmë Albinit kur paraqitet servil ndaj Amerikës”.  

Ky dualitet brenda redaksisë për një çështje kaq të rëndësishme, ishte shkas që t’i ftoja në një podcast ku do t’i ballafaqonin kundërshtimet e tyre. Unë që kam qenë brenda dhomës së podcastit, dhe mund t'ju them se është një super-diskutim që nis me servilitetin, e përfundon në një ceremoni varrimi. Cili ka të drejtë?

1