Podcast me Lutfi Hazirin: Qeveria Kurti nuk e ka zgjidhur asnjë problem që e ka premtuar

Podcast me Lutfi Hazirin: Qeveria Kurti nuk e ka zgjidhur asnjë problem që e ka premtuar

Muhamet Koci

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Qeverisë Kurti çdo ditë po i dalin skandale të ndryshme në sipërfaqe. Ai ka thënë se përfshirja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, në aferën financiare është vetëm një prej tyre. Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Haziri ka thënë se skandal në vete është edhe votimi i ambasadorit të Kosovës, Mehdi Halimi, në zgjedhjet presidenciale të Francës dhe pjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në varrimin e Madeleine Albright. Sipas tij, qeveria aktuale nuk ka zgjidhur asnjë problem që ka premtuar. I dyti i LDK-së ka vlerësuar se qeveria po vazhdon me i mirëmbajtë problemet, dhe me shkaktu probleme të reja. Në këtë intervistë të gjatë, Haziri ka folur për dialogun me Serbinë, raportet e qeverisë me aleatët dhe reformat në LDK.

1