Për kryeshnosh te familja e 23 vjeçarit në Golluboc të Malishevës

Për kryeshnosh te familja e 23 vjeçarit në Golluboc të Malishevës

Vullnet Krasniqi

Rruga deri në fshatin Gollubovc të Malishevës është një rrugë që kalon mes fshatrave Cerovikë e Plloqicë. Që nga fshati Kijevë e deri tek Gollubovci, këdo që e ndalon ta pyesësh për fshatin, e dijnë pse po i pyet. “Te ajo familja a Fazlisë a?”, pyesin të gjithë banorët e fshatrave. “Ah bre çfarë rasti i randë, shpirtin me ta këput”, thotë një banor i Plloqicës, fshati para se të hysh në Gollubovc. Aty, deri të enjtën mbrëma ka jetuar Fazli Hoxha, djali 23-vjeçar, i cili u vra mbrëmjen e së enjtës.

1