Qysh sillen Policia me gratë që shkojnë me i raportu dhunuesit?

Qysh sillen Policia me gratë që shkojnë me i raportu dhunuesit?

Vullnet Krasniqi

Besarta Breznica ka tri vite në Rrjetin e Grave të Kosovës, një rrjet organizatash që merren me barazinë gjinore në Kosovë, dhe ka një detyrë specifike në organizatë. Ajo është urë lidhëse e grave, viktima të dhunës dhe Policisë e institucioneve të tjera. Për ta bërë edhe më të qartë: kur një grua dëshiron të raportojë dhunën ndaj saj në Polici por nuk din se si ta bëjë atë ose nuk ka informacion mbi procedurën apo edhe vendndodhjen, ato mund të kontaktojnë edhe Rrjetin e Grave. Besarta është personi që shumicën e tyre i shoqëron në Polici duke u ofruar ndihmë ligjore, por mbi të gjitha siguri se rasti i tyre do të trajtohet seriozisht nga Policia. 

“Ka raste që Policia nuk iu merr hiç deklaratë, ose i marrin në pyetje nëpër korridore e shkallë hyrëse, por më e keqja është që nuk ruhet aspak privatësia e viktimave”, thotë Breznica, teksa shpjegon disa prej rasteve se si sillen Policia me gratë që denoncojnë dhunuesit. 

1