Kryeredaktori i Nacionales, Jetlir Buja argumenton habinë se qysh habiten opozita me ndryshimin e qëndrimeve të Albin Kurtit dhe i rikthejnë të njejtat fjalë për secilin takim me Vuçiçiin. "Problemi real nuk është te ndryshimi i qëndrimeve por te ngadalësia e ndryshimit të qëndrimeve. U deshën gati 10 vjet ta kuptonte që duhen negociata për njohje. 15 që ta kuptonte se nuk i ecin kushtet për negociata. Kjo kohë kaq e gjatë për të kuptuar gjëra kaq të thjeshta duhet ta shqetesojë secilin qytetar. Nëse qëndrimet aktuale i nderron vetëm pas 5 apo 10 vitesh tjera, mund të bëhet tepër vonë", thotë Buja