Nëse vuan nga homofobia, Victoria ka një terapi e cila mund të ju shërojë

Nëse vuan nga homofobia, Victoria ka një terapi e cila mund të ju shërojë

Vullnet Krasniqi

Victoria që luhet nga Edoni, është pak a shumë Victoria e “Hot in Cleveland”, por që jeton në një realitet krejt tjetër, në Prishtinë. Edoni është aktor me profesion. Ai është duke përfunduar studimet në Fakultetin e Aktrimit në Universitetin e Prishtinës, dhe është këngëtar që eksperimenton me forma të ndryshme muzikale. “Por ma së shumti hairin ia kam pa Victorias. Ajo më ka sjellë më shumë para sesa aktrimi dhe kënga. Bile për këngë, veç kam shpenzu, se kurrë s’kam fitu”, thotë Edoni në Podcast Nacionale. Në një bisedë të cilën e rekomandojmë të dëgjohet vetëm nga personat mbi 18 vjeç, Edoni shpjegon gjerë e gjatë lidhjen e tij me “drags”, dhe perceptimin e publikut dhe kosovarëve në përgjithësi ndaj kulturës së “drag queens” në Prishtinë.

1