"30% e profesorëve ngacmues seksual?" - Podcast me kryetarin e nxënësve të Kosovës

"30% e profesorëve ngacmues seksual?" - Podcast me kryetarin e nxënësve të Kosovës

Anita Nikaj

Shkollat e mesme në Kosovë ende përballën më shumë probleme esenciale. Denis Krasniqi, nxënës në shkollë të mesme dhe njëherit kryetar i Këshillit të Nxënësve të Kosovës, ka treguar për problemet me të cilat ai dhe çdo nxënës përballet çdo ditë.

“Mungesa e kurrikulave të duhura, bullizimi nga arsimtarët që u behët nxënësve, bullizimi i vetë nxënësve nga shokët e tyre, mungesa e hapësirave të sigurta për nxënës, kanë bërë që të mos na shkohet në shkollë”, thotë Krasniqi.

Ajo se çfarë është edhe më shqetësuese për Denisin dhe bashkëmoshatarët e tij, janë profesorët ngacmues. Sipas një publikimi të bërë nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës, 34% e mësimdhënësve në shkollat e mesme kanë ngacmuar seksualisht se paku një herë nxënësit e tyre. Po ashtu përballja më ankthin, stresin e depresionin, ka shtyrë më shumë se 50% të nxënësve të konsumojnë cigare brenda hapësirave të shkollës, thekson hulumtimi.

1