Qysh me i vjedh 300 mijë euro me bimë aromatike?

Besian Beha

Gati 650 mijë euro subvencione u dhanë me dallavere. Më shumë se 300 mijë prej tyre, i përfituan zyrtarët publikë në kuadër të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Për këtë ndiqej një metodë e sofistikuar. Zinxhiri i personave të përfshirë ishte i gjatë. Nga gruri, personave që aplikonin kultura e mbjellë u ndryshonte në bimë aromatike, në mënyrë që përfitimi të jetë më i madh. Gazeta Nacionale ka siguruar aktakuzën e plotë në rastin Subvencionet 1, dhe sjell detaje për format se si përfitoheshin mijëra euro në mënyrë të paligjshme.

1