100 prishtinas pyeten se ku shkojnë për kulturë, 98% prej tyre përgjigjen: Në Qendra Tregtare

100 prishtinas pyeten se ku shkojnë për kulturë, 98% prej tyre përgjigjen: Në Qendra Tregtare

Vullnet Krasniqi

Kur Bienalja e Artit Bashkëkohor “Manifesta” kishte vendosur të vijë në Prishtinë, drejtuesit e saj kishin nisur fillimisht ta bënin një skanim të gjendjes në qytet - njerëzit që banojnë këtu dhe hapësirat publike që ata i shfrytëzojnë. Përgjigjet që kanë marrë nga këto anketa kanë shokuar edhe orgnizatorët holandezë por edhe stafin lokal të Manifestës, Bienalja Evropiane e Artit Bashkëkohor, që këtë korrik do të mbahet në Prishtinë. 

Emilia van Lynden, Shefe e marketingut, komunikimit dhe publikimeve në Manifesta, në një bisedë për Podcast Nacionale, ka treguar se si departamenti i saj ka realizuar disa anketa të cilat janë përdorur për të bërë programin e Bienales. Për të parën anketë, Nacionale kishte raportuar para disa ditësh në një bisedë tjetër, në kuadër të serisë së podcastave për Manifestën.

Kur kemi bërë këtë anketë me publikun dhe kemi intervistuar mbi 100 njerëz, qytetarë të zakonshëm në Prishtinë me një përzgjedhje të rastësishme, kemi nxjerrë rezultate që meritojnë të merren seriozisht nga të gjithë. Ne i kemi marrë seriozisht, sepse 98% e tyre kur janë pyetur se çka është kulturë për fundjavë për juve, janë përgjigjur 'shkuarja në Albi Mall'”, thotë Emilia van Lynden për Podcast Nacionale. Tekstin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Emilia van Lynden, në këtë Podcast në gjuhën angleze, na jep edhe një tur nga ajo që na pret në Manifesta. Nëse dëshironi t’i dëgjoni bisedat me artistët lokalë që do të marrin pjesë në Manifesta që fillon me 22 korrik deri me 22 tetor, i gjeni në këtë seri. 

1