“Me pak pare” - Serbia i përdor romët në Kosovë për t’i mbajtur gjallë shkollat paralele serbe

“Me pak pare” - Serbia i përdor romët në Kosovë për t’i mbajtur gjallë shkollat paralele serbe

Vullnet Krasniqi

Kur ndonjë shkollë në komunat me shumicë serbe në Kosovë rrezikon të mbyllet shkaku se mungojnë nxënësit serbë dhe kësisoj mund të rrezikohet edhe prania e Serbisë në sistemin arsimor brenda Kosovës, Qeveria e Serbisë ka gjetur një mënyrë se si kjo të mos ndodhë. Përmes disa shtesave sociale, Qeveria e Serbisë shfrytëzon gjendjen e tmerrshme ekonomike të romëve që jetojnë në vendbanime të banuar me shumicë serbe, për t’i mbushur klasët e zbrazura të shkollave me sistem paralel në Kosovë. 

Gazetarja Dafina Halili nga Kosovo 2.0, që së fundmi ka bërë një hulumtim të gjatë mbi atë se si fëmijët romë, ashkali dhe egjiptianë, ndahen në klasa të veçanta në shumicën e shkollave që funksionojnë me sistemin paralel serb në Kosovë, thotë se gjatë hulumtit që ka bërë ka gjetur diçka që tregon diçka shokuese. Në Podcast Nacionale, Halili tregon se si Qeveria e Serbisë përdor varfërinë e romëve për t’i mbushur klasët e thata të shkollave serbe në Kosovë.

“Çka është më shokuese është se asnjë nga nxënësit romë nuk e flet, as kupton gjuhën serbe. Ata flasin gjuhën e tyre dhe shqipen. Por për shkak të shtesave që marrin nga shteti serb, ata shkojnë në shkolla serbe, edhe pse nuk kuptojnë asgjë serbisht”, thotë Halili. 

Ajo rrëfen se si kategoritë e familjeve që i përdor Serbia kanë një gjendje jashtëzakonisht të tmerrshme të jetesës, duke qenë jashtëzakonisht të varfër. 

“Shuma që ata marrin për fëmijët e tyre që i çojnë në këto shkolla është as 20 euro për fëmijë, por kjo tregon edhe gjendjen e mjerushme në të cilën ndodhen këto komunitete”, thotë Halili. 

Dëgjojeni bisedën e plotë në Podcast Nacionale. 

1