Shkelzen Maliqi rrëfen udhëtimin në Beogradin e vitit 1997 me mision: ekpsozitën e parë me artistë kosovarë

Shkelzen Maliqi rrëfen udhëtimin në Beogradin e vitit 1997 me mision: ekpsozitën e parë me artistë kosovarë

Shkëlzen Maliqi

Ishte viti 1997. Më saktësisht muaji maj i atij viti. Mes trazirave të kohës në ish-Jugosllavi, Shkelzen Maliqi, atëherë i fokusuar më shumë në filozofi dhe publicistikë, ishte ftuar ta kuronte një ekspozitë artistike në Beograd, me artistë kosovarë. Ndër ta ishin Sokol Beqiri dhe Mehmet Behluli. Qysh atë kohë, Shkelzen Maliqi do të merrte një vendim që më vonë do të shndërrohej në një profesion për të. Kritika e artit, më saktësisht, kritika e artit bashkëkohor. Në atë periudhë, ky lloj arti më vonë do të njihej edhe si arti i rezistencës. Sidomos në vendet e një Jugosllavie që ishte gati të shpërbëhej. Gjithashtu gjatë asaj kohe arti do të bëhej gjjithashtu shumë politik. Pra, një mjet përmes së cilit jepej një mesazh politik. Për ta dëgjuar të plotë rrëfimin e këtij udhëtimi, ju ftojmë ta dëgjoni këtë podcast me rrëfimin e Shkelzen Maliqit në vetën e parë.

1