Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të vendosin kushte për pjesëmarrje në iniciativën rajonale Ballkani i Hapur. Në një intervistë dhënë gazetës Nacionale, ai ka thënë se ftesave për pjesëmarrje në samitet e kësaj nisme Qeveria e Kosovës duhet t’i përgjigjet me kërkesa specifike.
Sipas tij, Kosova duhet të bëhet pjesë e tavolinës së takimeve të Ballkanit të Hapur dhe të tregojë qëndrimin e vet.
Ndër të tjera, në këtë intervistë ai ka paralajmëruar se nëse të gjitha vendet e rajonit bëhen pjesë e kësaj nisme, Kosova do të këtë probleme në raport me investimet e jashtme.
“Absolutisht po. Nëse Kosova nuk ec në hap të njëjtë në integrimet rajonale sikur të tjerët dhe nëse në mbesim jashtë këtyre tregjeve rajonale, atëherë rreziku është goxha i madh që ne të kemi edhe më pak atraktivitet për investime rajonale se sa që kemi tani për tani”, ka deklaruar Rukiqi.