Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, zgjodhi Kosovën për ta nisur turin e tij në Ballkanin Perëndimor. Pas një takimi gati njëorësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ata të dy dolën në një konferencë për media. Liberalizimi i vizave, Ballkani i Hapur, dialogu me Serbinë e kompromiset, ishin disa nga temat të cilat zunë vend në këtë konferencë për media.