Tirana feston, Prishtina debaton - Histeria politike që qoi në zhvendosjen e “Sunny Hill”

Tirana feston, Prishtina debaton - Histeria politike që qoi në zhvendosjen e “Sunny Hill”

Gazeta Nacionale

Pasditja e së martës ndaloi gjithçka tjetër që ndodhte në debatin publik në rrjete sociale. Lajmërimi i organizatorëve për të zhvendosur festivalin “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë shpejt u bë tema e vetme që diskutohej në mediat dhe rrjete sociale. Cila është historia e tokës që qoi në dështimin e mbajtjes së festivalit në Prishtinë? Si u vonua dy vjet një proces i ndarjes së një parcele dhe si e humbi Prishtina festivalin më të madh në Ballkan? Si u festua kjo në Tiranë nga paria politike atje dhe cilat janë gjasat që “Sunny Hill” të mos kthehet në Prishtinë në edicionet e tjera. Gazetari Burim Pacolli shpjegon gjërë e gjatë gjithë debatin që ka përcjellë në këto 24 orë për një proces që do të duhej të kryhej moti dhe për shansin e humbur nga Prishtina që të shndërrohet për të tretin vit në një vend turistik së paku për një javë. 

1