Për çka do të mbahet mend 16 marsi?

Për çka do të mbahet mend 16 marsi?

Vullnet Krasniqi

Dita e 16 marsit do te mbahet mend për një seancë parlamentare që për 4 orëve debat, nuk u arrit të miratohet projektkodi civil i Kosovës. Arsyeja kryesore pse ky projektkod nuk kaloi, ka të bëjë me faktin e thjeshtë: shumë homofobë në Kuvend. Dhe jo vetëm në këtë legjislaturë. Një projektkod i tillë që ka nisur të hartohet qysh në vitin 2014, gjithmonë ka dështuar të miratohet për të njejtën arsye: shumica e deputetëve të legjislaturave përkatëse janë kundër martesës mes njerëzve me gjini të njejtë. Saktësisht bëhet fjalë për Librin 4 nga 5 librat që i ka projektkodi civil i propozuar nga Qeveria e Kosovës, ose më detajisht për nenin 1138 ku flitet për martesën.

1