Notere e Albinit apo figurë ceremoniale e shtetit - Viti i parë i Vjosës

Notere e Albinit apo figurë ceremoniale e shtetit - Viti i parë i Vjosës

Vullnet Krasniqi & Jetlir Buja

Politikania më e votuar në zgjedhjet e fundit, Vjosa Osmani-Sadriu, është Presidente e Kosovës. Më 4 prill 2022 i bën 365 ditë pune në këtë post. Si përfaqësuese e krejt popullit, Osmani-Sadriu është dëgjuar shumë pak teksa flet sidomos për të mbrojur pakicat e shoqërisë. Brenda vendit nuk foli kur dështoi Kodi Civil, e as kur deputetët e partisë së saj u bënë sinonim të gjuhës homofobike. Jashte vendit foli vetëm në disa konferenca për gra, por heshti kur diplomatë të QUINT-it reaguan kundër ndalimit të zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Presidente e kujt është Vjosa Osmani? Apo është komplet siç e quante para disa vitesh kryeministri Kurti postin e presidentes si “notere shtetërore” a.k.a notere e tij.

Me këtë fjalim nis edhe podcasti, një bisedë mes redaktorit të Podcast-ave në Nacionale, Vullnet Krasniqi, dhe kryeredaktorit në Nacionale.com, Jetlir Buja.

1