Suksesi më i madh i Kurtit janë dyshekët e butë të Shkëlqim Devollit

Suksesi më i madh i Kurtit janë dyshekët e butë të Shkëlqim Devollit

Festim Gërguri

Gjatë kohës kur ka qënë udhëheqësi kryesor i opozitës, Albin Kurti e kishte mbajtur një fjalim të sertë në Kuvendin e Kosovës, ku fliste për vëllezërit Devolli. Tash, Kurti dhe varësit e tij, nuk po e lëshojnë asnjë mundësi pa e përmendur rritjen e eksportit të Kosovës gjatë mandatit të tyre. Kjo rritje është e bazuar ekskluzivisht në rritjen e eksportit dhe suksesin e jashtëzakonshëm në tregjet ndërkombëtare të dyshekëve Comodita, pronar i së cilës është Shkëlqim Devolli. Mirëpo, Kurti nuk po e përmend këtë fakt.

1