Si ndikojnë pamjet e luftës në Ukrainë tek kosovarët me trauma lufte?

Si ndikojnë pamjet e luftës në Ukrainë tek kosovarët me trauma lufte?

Gentiana Hasani

Lufta në Ukrainë pritet që të ketë pasoja jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën. Krahas dëmeve materiale, pasojat me të mëdha nga lufta atje, pritet të jenë në shëndetin mendor. E sidomos për kosovarët. Kështu po deklarojnë psikologë e neuropsikiatër të ndryshëm.

Depresioni, ankthi, stresi post traumartik, “lufta për mbijetesë”, janë vetëm disa nga pasojat të cilat lë pas secila luftë.

Lufta e fundit në Kosovë ka trashëguar pasoja të ndryshme psikike te popullata e cila ka marrë një kohë të gjatë për ta tejkaluar, por jo harruar atë.

1