Pse s’të thirri për iftar Shefqet Krasniqi, e dashura homofobe Duda Balje?

Pse s’të thirri për iftar Shefqet Krasniqi, e dashura homofobe Duda Balje?

Vullnet Krasniqi

Aty i kishte të gjithë kolegët e mendësisë së saj. Bile edhe Mërgim Lushtaku i PDK-së me të cilin tash si opozitë nuk ish dasht me qenë shumë dost, por që falë mendësisë së njejtë për Kodin Civil, ku të dy pajtoheni se kush duhet me kë të martohet edhe e keni dost. Aty ishte edhe Bekë Berisha, me të cilin nuk iu lidh gjë, pos homofobisë dhe seksizmit të pastër. Por ti mungove? Duda Balje, juve nuk iu erdhi asnjë ftesë për atë iftar. Përkundër faktit se u shndërrove në një heroinë të islamit politik; nuk u ftove në iftar tek hoxha kryesor në Kosovë që përçon islamin politik. Nuk u ftove për një fakt tepër të thjeshtë që ju nuk e keni vendos. Jeni grua. Pra ju mund të mundoheni çdo ditë si deputete që të mos dilni kundër fesë, siç e ke shkruar vet, por feja jote është kundër teje. Ju sipas fesë jeni njeri i kategorisë më të ulët se burrat. 

1