100 eurot e Kurtit: Gazetarët përplasen për paratë e Qeverisë

100 eurot e Kurtit: Gazetarët përplasen për paratë e Qeverisë

Gazeta Nacionale

Në vend që ta ftonim një ekonomist për të folur rreth vendimit të fundit të Qeverisë, ku do të zhyteshim në një diskutim me terma ekonomikë që nuk i kupton shumica e audiencës ose me numra që janë shumë të zorshëm për t’u mbajtur në mend, ju sjellim një diskutim brenda redaksisë së Nacionales. Biseda do të jetë mes kryeredaktorit të gazetës Nacionale, Jetlir Buja, dhe gazetares seniore në Nacionale, Gentiana Hasani. Të dy këta do t’i marrin nga 100 euro në fund të këtij muaji, personalisht, por Gentiana në këtë rast do të përfitojë më shumë, sepse për dallim nga Jetliri që jeton vetëm dhe me qera, Gentiana jeton me bashkëshortin dhe kanë një femijë. Do t’i marrin 200 euro shtesë, por edhe ata do të paguajnë qera. Të dy palët do të paguajnë më shumë për produktet ushqimore. Për një familje e cila ka një ose dy pensionistë, të punësuar ose ndonjë student, i bie që mesatarisht të marrin nja 300 euro shtesë për muajin Prill. Por qysh e tek mund ta ndihmojnë ekonominë familjare këto para?

1