Kosova duhet të flasë hapur pas kërcënimit të Dick Martyt nga Serbia

Kosova duhet të flasë hapur pas kërcënimit të Dick Martyt nga Serbia

Besian Beha

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një intervistë për gazetën Nacionale ka thënë se vendimet e Gjykatave duhet të zbatohen. Kjo pas pezullimit të vendimit për shtrenjtimin e rrymës nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Qelaj ka theksuar se nëse Gjykata Themelore e anulon vendimin e ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, atëherë qytetarët duhet të rimbursohen për muajt që kanë paguar tarifa më të larta për energjinë elektrike. Qelaj ka folur edhe për Dick Martyn, dhe deklaratat e tij se është kërcënuar nga Serbia me vrasje, me qëllim që t’ua lë fajin kosovarëve. Avokati i Popullit ka thënë se Kosova duhet të jetë e zëshme pas këtyre deklaratave. Qelaj ka folur për ankesat e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, shkeljen e mundshme të të drejtave të njeriut dhe vizitën e tij në Hagë.

PODCAST INTERVISTA 

1