1 orë mësim me shumë beteja e heronj - çka mësojnë nxënësit për luftën e fundit në lënden e Historisë

1 orë mësim me shumë beteja e heronj - çka mësojnë nxënësit për luftën e fundit në lënden e Historisë

Vullnet Krasniqi

Ka kohë që debati mbi atë se çka mësohet nga librat e Historisë në shkollat fillore dhe të mesme është duke qarkulluar nëpër rrethet e historianëve. Gjithashtu janë bërë analiza se si librat e Historisë në shkollat kosovare dhe ato serbe, për të njëjtat ngjarje, janë krejtësisht të ndryshme dhe të kundërta me njëra-tjetrën. Por, çka njëmend mësohet për luftën e fundit në Kosovë në lëndën e Historisë dhe si shpjegohet ajo, përmes cilave beteja, përmes cilëve heronj? Në Nacionale, pjesë e stafit është edhe Kreshnik Beqiri, vetëm 17 vjeçar, i cili është në shkollë të mesme në Vushtrri. Me të u ula për të folur pikërisht për këto gjëra. Kreshniku është shumë i pasionuar pas historisë, por ai tregon se si te bashkëmoshatarët e tij po zhduket vit e për vit dëshira dhe kurioziteti për të njohur të vërtetën ose së paku për të njohur më mirë luftën e fundit. Dëgjojeni podcastin për të parë pasojat e lënies së luftës së fundit vetëm si një orë e vetme në krejt vitin shkollor.

1