Rrëfime të kosovarëve që morën LSD

Rrëfime të kosovarëve që morën LSD

Burim Pacolli

Kushton veç njëzet e pesë euro që të takosh vetveten në moshën sa ishe i vogël, krejt i vogël, apo edhe që të pish kafe me stërgjyshin tënd, katragjyshin apo edhe Skënderbeun nëse të teket. Por, ndër përjetimet e këtij realiteti që m'u rrëfyen ishte gëlltitja nga gjarpërinj gjigantë, përndjekja nga merimanga vdekjeprurëse në rrugë dhe... takimi me melaqe (engjëj). Krejt këto vijnë nga përdorimi i substancës halucinogjene që njihet si LSD. Në fakt, në eksperienca të tilla si të lartpërmendurat (përveç 'takimit me melaqe' që ma tha personalisht një subjekt) që i përmenda hasa pasi bëra një kërkim gjeneral nëpër botë rreth efekteve të LSD-së. Kjo para se të kërkoja vullnetarë lokalë për të folur rreth përjetimeve të tyre me ata që ka qenë prezentë në treg që nga viti 1939, kur kimisti Albert Hoffman krijoi diçka psikodelike, derisa po mundohej të shpikte një stimulant respiratori.

1