"Ndoshta Gjiko nuk është i vetmi" - Arsyet pse estrada po hesht dhe promovon të akuzuarin për dhunim

"Ndoshta Gjiko nuk është i vetmi" - Arsyet pse estrada po hesht dhe promovon të akuzuarin për dhunim

Vullnet Krasniqi

Dëgjojeni këtë bisedë podcast për të kuptuar më shumë rreth shumë dilemave që hap heshtja e estradës dhe cili mund të jetë efekti domino i rastit të Gjikos në estradë.

Përkundër faktit se aktakuza është shumë e rëndë, yjet e estradës së muzikës kosovare po vazhdojnë të heshtin ndaj akuzës që Prokuroria po i bën reperit Gjiko. Buja e madhe e tekstit të gazetës Nacionale për “Kulturën e Heshtjes në Estradë”, është diskutuar edhe në emisionin “AM-PM” në Paper Radio. Redaktori i Podcast Nacionale, Vullnet Krasniqi, diskuton në këtë emision për "kulturën e heshtjes" tek estrada kosovare ndaj aktakuzës kundër Gjikos i cili dyshohet se ka "dhunuar seksualisht një të mitur". Çka nënkupton fakti që shumica e yjeve, kënëgtarë e hip-hop artista që kanë bashkëpunuar me Gjikon, po heshtin ndaj rastit të tij. Si trajtohen vajzat e reja që merren për të performuar në videoklipet e shumë këngëtarëve kosovar? A paguhen ato dhe sa prej tyre janë të mitura kur dalin në skena të nxehta seksuale? 

1