Secila pjesëmarrëse përfaqëson një nga palët kyçe të përfshira në sistemin arsimor dhe diskutojnë rreth temës: Nxënësit dhe pandemia: Përvoja mësimore virtuale karshi asaj në klasë.
Si përfaqësuese e nxënësve: Lisa Lohaj, nxënëse e klasës së 8-të, Shkolla “Model”, Prishtinë;
Si përfaqësuese e mësimdhënësve: Arta Demolli, arsimtare e gjeografisë, Shkolla “Model”, Prishtinë;
Si përfaqësuese e prindërve: Anita Plakolli, nënë, anëtare e kryesisë së Këshillit të Prindërve për Komunën e Prishtinës, Drejtoreshë për Zhvillim në organizatën Teach for Kosova (TFK);
Si eksperte e fushës së arsimit në distancë: Antigona Uka, Drejtoreshë Ekzekutive në Qendrën e Kosovës për Arsim në Distancë (Kosovo Center for Distance Education – KCDE).