600 mijë eurot e mikut të Albinit: Një skandal diplomatik apo një mafi rajonale energjetike

600 mijë eurot e mikut të Albinit: Një skandal diplomatik apo një mafi rajonale energjetike

Vullnet Krasniqi & Berat Buzhala

Përfshirja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, në një skandal të mediave në Slloveni është shndërruar në një skandal për Qeverinë e Kosovës. Ambasadori Berishaj, miku i afërt i kryeminsitrit Albin Kurti, sipas televizonit slloven “Planet Tv” është paguar nga kompania serbe ‘GEN-I” rreth 600 mijë euro. Faktin që ambasadori është pronar i kompanisë në fjalë, është mbajtur sekret deri sa Gazeta Nacionale raportoi se Berishaj nuk e ka deklaruar as në formularin e deklarimit të pasurisë. Sipas të dhënave publike në internet, kompania e Berishajt “MB Consulting” është regjistruar më 21 dhjetor të vitit 2016, me të vetmin pronar dhe punëtor, ambasadorin Martin Berishaj. Sipas mediave sllovene, kompania e Berishajt [e padeklaruar] ka përfituar 600 mijë euro nga kompania GEN, dega e Serbisë në Serbi.

Tash, pyetjet dhe pikëpyetjet rreth arsyes se përse ambasadori kosovar është përfshirë në këtë transaksion janë të shumta, dhe do t’i zbardhë gjykata, por po heshtë miku i tij, kryeminsitri Kurti. 

Reagoi Presidentja Vjosa Osmani e cila foli vetëm kur u pyet në konferencë për media, por ajo nuk foli si presidente por si zëdhënse e Qeverisë. Tha se duhet pritur drejtësia? Por a duhet Kosova të lejojë që të përfshihet në një skandal diplomatik për të pritur “drejtësinë”? Ndiqni këtë podcast bisedë me gazetarin Berat Buzhala që elaboron rrugët e rrezikshme që mund të marrë skandali i 600 mijë eurove.

1