Aq i fortë ka qenë besimi në idenë se “qysh gruaja me lu shah, plus edhe me folë”, sa burrat i kanë dhënë të drejtë vetes që ta gjykojnë edhe “ata që ia mësojnë grave lojën e shahut”. Por, kjo s’e ka heshtur e as ndalur Shehrijen.
“Unë nuk kam heshtë. I kam thanë jo babë, me lujtë shah nuk është punë e keqe për mu. Baba u kthy e më tha, po kjo është lojë e burrave. Po unë prapë nuk kam heshtë, gjithmonë kam këmbëngulë me depërtu, e i thashë babës se jo, lojërat nuk përcaktojnë gjini. Duhet me lujtë këtë lojë edhe çikat edhe gratë. Domethënë këto fjalë ia kam thanë gjatë viteve të 70-ta’’, kujton Shehrija.