'Bobby' dhe 'Jackson' janë dy aktorët që do ta jetësojnë projektin, me pjesëmarrjen e tyre në atë që feja e etiketon si mëkat të rëndë. Gjithçka përcillet me një atmosferë brilante të vendosur nga regjisori, po flasim për regjisorin e vërtetë të filmit 'X', Ti West, i cili me ngulm vendos disponimin e viteve të 70-ta me fotografinë dhe veshjet karakterizuese për atë periudhë.