Pse gratë e kanë jetën 18% më të shtrenjtë se burrat në Kosovë?

Pse gratë e kanë jetën 18% më të shtrenjtë se burrat në Kosovë?

Vullnet Krasniqi

Gratë në Kosovë jetojnë në varfëri ekstreme, pa punë, pa prona, plus detyrohemi me ble çdo muaj peceta menstruale me çmim të madh, sepse institucionet e shtetit i trajtojnë këto peceta si produkte luksi”, thotë Leonidë Molliqaj, aktiviste feministe që drejton Iniciativën Feministe “Qika”, që operon edhe si portal feminist në Kosovë. 

Molliqaj në Podcast Nacionale ka treguar se si shteti ka vendosur 18% taksë për produktet e pecetave menstruale. “Ka taksë 8% dhe 0%, por shteti nuk e vendos këtë produkt te produktet sikur letra higjenike për shembull”, thotë Molliqaj. “Por përtej shtetit, edhe shoqëria kosovare e konsideron ciklin menstrual si të turpshëm, e gratë si të fëlliqta kur e kanë ciklin”, shton ajo. 

1