
Latifi për angazhimet e partive në diasporë: Së shpejti krejt elektorati do jetë atje
Gazeta Nacionale
2 muaj më parë
07:40
2 muaj më parë
07:40
Profesori i Filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latfi, ka ngritur një disktutim të ri në sferën politike në vend.
Latifi ka komentuar tubimet e partive politike në Diasporë pasi që PDK e LDK janë angazhuar më shumë në atë drejtim.
Latifi me ironi ka thënë se është “punë me mend”, sepse së shpejti i gjithë elektorati i Kosovës do të ndodhet në diasporë duke aluduar në ikjen masive të kosovarëve në shtetet perëndimore.
“Paskan dalë partitë nëpër diasporë me i konsolidu degët e tyre atje. Definitivisht punë me mend, sepse qysh janë duke shku punët këtu në Kosovë nuk do të jetë e largët dita kur krejt elektorati kosovar në diasporë do të ndodhet. Ndërsa degët e partive këtu do jenë vetëm seksione të degëve në diasporë.”, ka shkruar ai.