Live
Live
LIVE:
Përditësuar 10 minuta më parë
Opozita në takim me kryeministrin
10 minuta më parë
19:33
10 minuta më parë
19:33
B O T Ë
Presidenti polak ka dhënë një mesazh mbështetjeje të fortë për Ukrainën gjatë fjalimit të parë personalisht të një lideri të huaj në parlamentin në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus.
Gjatë fjalës së tij Andrzej Duda falënderoi Ukrainën për mbrojtjen e Evropës kundër asaj që ai e quajti "imperializmi rus".
“Bota e lirë”, tha ai, “ka fytyrën e Ukrainës”. Duda tha se thirrjet e fundit për Kievin për të negociuar me presidentin Putin, madje edhe për t'u plotësuar disa nga kërkesat e tij, ishin shqetësuese. Ai shtoi se, “asnjë vendim për të ardhmen tuaj nuk do të merret pa ju,”
14 minuta më parë
19:30
14 minuta më parë
19:30
Për qëndrimin e tij 16 ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri Albin Kurti do i merr 5,280 euro për kaq ditë dhe javë sa është në Amerikë, Kurti i merr këto mjete nga buxheti i shtetit.
Kjo pasi zyrtarët e institucioneve shtetërore marrin mëditje për çdo ditë që qëndrojnë jashtë Kosovës, si pasojë e një vendimi të lëshuar nga Ministria e Financave në vitin 2018.
Mëditja për një ditë të qëndrimit në ShBA është 330 euro.
Kurti, në këtë vizitë, po shoqërohet nga shefi i stafit në Zyrën e Kryeministrit, Luan Dalipi dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi. Edhe këta dy të fundit nga mëditjet do të marrin të njejtën shumë.
39 minuta më parë
19:04
39 minuta më parë
19:04
Moti në Kosovë do të jetë përgjithësisht i luhatshëm gjatë pesë ditëve të ardhshme të javës.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë vranësira, me reshje shiu dhe vetëtima në disa zona.
“Mirëpo sa i përket temperaturave , ato do të jenë tipike pranverore. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius. Indeksi UV në fillim do të shenoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s.”, thuhet në njoftim.
59 minuta më parë
18:45
59 minuta më parë
18:45
Sot në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës është nxjerrë një trup i pajetë i cili po kërkohej gjatë tërë ditës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i vdekuri është biznesmeni Vesel Kryeziu.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka njoftuar se trupi është gjetur nga disa qytetarë të cilët e kanë njoftuar policinë e Kosovës, e më pas është nxjerrë me ndihmën e FSK-së.
1 orë më parë
18:38
1 orë më parë
18:38
B O T Ë
Më shumë se 900 mijë shtëpi në Kanadanë jugor kanë mbetur pa energji elektrike pasi rajonet e Ontario dhe Quebec u goditën nga stuhi të vazhdueshme.
Stuhitë shkaktuan rrëzim të drunjëve nga të cilët mbetën të vdekur persë persona.
Sipas Ambientit të Kanadasë, gjatë stuhive erërat arritën shpejtësi prej 132 kilometra në orë.
Stuhia e fuqishme, e cila zgjati më shumë se dy orë, rrëzoi shumë pemë, ndërpreu trafikun, dëmtoi shtëpitë dhe bëri që shumë njerëz të kërkojnë ndihmë nga shërbimet urgjente.
Në një deklaratë thuhet se edhe qyteti i Uxbridge, rreth një orë në veri të Torontos, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhia la "dëmtime të konsiderueshme pas saj.”
1 orë më parë
18:32
1 orë më parë
18:32
Një 64-vjeçar nga Mitrovica është gjetur i vdekur sot në një dhomë hoteli në Ohër të Maqedonisë së Veriut, transmeton Klan Kosova.
Vdekja e R.T. Është konfirmuar nga mjeku i Urgjencës, sipas agjencisë së lajmeve Ina.
Trupi i pajetë me udhëzim të prokurorit është dërguar për obduksion.
1 orë më parë
18:26
1 orë më parë
18:26
B O T Ë
Rusia publikoi të shtunën një listë me 963 amerikanë për të cilët tha se u ndalohej hyrja në vend, një vendim i lëvizjeve të paralajmëruara më parë kundër presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë të lartë amerikanë.
Lista e re e publikuar nga Rusia përfshin edhe presidentin Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë, por jo ish presidentin Donald Trump.
Vendi, i cili ka marrë dënimin global për pushtimin e tij të Ukrainës më 24 shkurt, tha se do të vazhdojë të hakmerret ndaj atyre që i quajti veprime armiqësore të ShBA-së, raportoi Reuters.
1 orë më parë
18:04
1 orë më parë
18:04
Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Orllatë të Drenasit.
Siç edhe mund ta shini në foton e siguruar nga Gazeta Nacionale, shoferi teksa synonte kyçjen në njërën prej dy sa janë të mundshme, ka goditur banerin që ndanë dy korsitë respektive.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, teksa dëmet materiale janë evidente.
Ne do t'ju raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale, përfshirë këtu edhe raportin policor.
1 orë më parë
18:03
1 orë më parë
18:03
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Pejë ka zgjedhur dr.Ali Berisha kryetar të ri për katër vitet e ardhshme.
Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të AAK-së në Pejë.
“Sot, në prezencën e 327 dëlegatëve u mbajt Kuvendi i -IX-të zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-Dega Pejë dhe me vota apsolute Kryetar u zgjodh Dr.Ali Berisha!”, thuhet në njoftimin e AAK-së në Pejë.
2 orë më parë
17:31
2 orë më parë
17:31
24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë, me datën 4 dhe 14 qershor.
Testi këtë vit është më ndryshe se sa viteve të kaluara, pasi organizimi i tij do të bëhet në dy ditë. Do t’i ketë 200 pyetje në 5 lëndë shkencore: matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji. Ndërsa 4 në lënëdë shoqërore të cilat janë: gjuhë shqipe, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi
Ndryshimin e testit të arritshmërise e ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënsja e MASHT-it, Iliriana Pylla.
“Testi i Arritshmërise për klasat e nënta këtë vit do të organizohet në dy ditë. Në ditën e parë, me 4 qershor, do të organizohet testi në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë, me 14 qershor, në lëndët shkencore. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mundë të fokusohemi me shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve në të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë në një numër të vogël pyetjesh”, ka thënë ajo.
Ky test mbahet me qëllim që të testohen aftësitë e nxënësve të cilat i kanë fituar nga shkollimi, e nga i cili do të vazhdojnë tutje në një tjetër nivel arsimor.
2 orë më parë
17:02
2 orë më parë
17:02
Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar pjesërisht një kërkesë për padi nga F.S, ku obligohet që komuna e Pejës t’ia kompensojë asaj 3200 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas padisë, në Pejë, në rrugën “Anton Çeta”, në afërsi të shkollës fillore “Dardania”, më 30 maj 2020, rreth orës 08:30, derisa paditësja ishte duke ecur nëpër rrugën e asfaltuar, dy qentë endacak, e sulmojnë dhe kafshojnë në pjesë të ndryshme të trupit, andaj e njëjta me ndihmën e kalimtarëve të rastit mezi ka arritur që t’i largojë qentë.
Si pasoje e lëndimeve të cilat i ka marrë F.S, ishte detyruar urgjentisht të marrë serum kundër helmimit.
3 orë më parë
16:29
3 orë më parë
16:29
Që nga mëngjesi policia, zjarrëfikësit dhe FSK-ja kishin dalë në kërkim të një trupit, i cili dyshohej se kishte rënë në lumin e Dieqit të Klinës.
I njejti, është gjetur dhe nxjerrë nga lumi 500 metra larg nga vendi, ku një grup njerëzish që po peshkonin e kishin parë duke rënë. Rastin e kanë konfirmuar policia nga rajoni i Pejës.
4 orë më parë
15:32
4 orë më parë
15:32
Afrim Hoxha, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe anëtar i Shoqatës “Kosova”, në Boston, SHBA, ka shkruar se është injoruar dhe poshtëruar nga zëvendës ministrja Liza Gashi për ta pritur kryeministrin Kurti atje.
“Shoqata Kosova në Boston dhe Grupi Punues i Vetëvendosjes, padyshim se kemi pasur në plan që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti dhe me të dëgjuar për datën e ardhjes, menjëherë i kemi filluar planet dhe përgatitjet”.
Hoxha thotë se zëvendësministrja Liza Gashi, iu kishte thënë Shoqatës se nuk ka kohë për takim me komunitet.
“Zëvendës Ministrja Liza Gashi na tha se nuk ka kohë për takim me komunitet… Por në ndërkohë, ajo kishte përgatitur agjendën e vizitës me shoqatën MAAS-BESA nga Shqipëria, duke e injoruar plotësisht Shoqatën Kosova në Boston dhe duke e vendosur para aktit të kryer. Ne prap jemi munduar vazhdimisht dhe e kemi lutur Zv. Ministren Liza Gashi, që të bëhet vetëm një ndryshim në agjendë të vizitës, por nuk ka pranuar në asnjë mënyrë dhe vazhdimisht, në mënyrë tinzare dhe poshtëruese, e ka injoruar çdo tendencë që të na lejohet që të bëjmë pritje madhështore për Kryeministrin Kurti”, ka shkruar Hoxha.
Tutje aktivitsti i VV-së ka shkruar se po ta kishte organizuar kjo shoqatë pritjen, Kurti nuk ishte pritur nga 16 persona, por 600.
“Po të ishte lejuar që Shoqata Kosova në Boston ta bënte organizimin, padyshim se mbi 500-600 persona do ta pritnin Kryeministrin Kurti në Boston, tamam ashtu siç e meriton.
Postimi i plotë:
4 orë më parë
15:02
4 orë më parë
15:02
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu ka uruar mirëseardhje në Kosovë, dy gazetarëve ukarinas, të cilët arritën këtë të dielë, në Prishtinë.
Kurti përmes një tweet-i, ka thënë se “kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish”, duke shtuar se shteti i Kosovës qëndron me Ukrainën.
“Kosova u bë sot shtëpia e dy gazetarëve të tjerë ukrainas përmes programit “Journalists in Residence – Kosovo”, të sponsorizuar nga Qeveria jonë. Mirë se vini Liudmyla dhe Serhii. Kombet përcaktohen në kohë grindjesh dhe vështirësish, po kështu edhe njerëzimi. Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën” ka shkruar Kurti.
Kosova became home today to two more Ukrainian journalists through our government sponsored Journalists-in-Residence Kosovo program. Welcome Liudmyla and Serhii. Nations are defined in times of strife and hardship, and so is humanity. We stand in solidarity with Ukraine.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 22, 2022
5 orë më parë
14:43
5 orë më parë
14:43
S P O R T
Lionel Messi është ende i zhgënjyer me mënyrën se si Paris Saint-Germaini u eliminua nga Liga e Kampionëve kundër Real Madridit, duke këmbëngulur se skuadra e tij ishte më e mirë se kampioni spanjoll.
Messi e fitoi titullin e Ligue 1 me PSG-në, i cili është i pari për të në fanellën e klubit francez dhe ai e festoi atë me një postim në rrjetet sociale.
Duke folur për sezonin e tij të parë jashtë Barcelonës, Messi theksoi: “Ky vit ishte i vështirë për shkak të gjitha gjërave që ndodhën, por, në fund, ne e fituam titullin e ligës dhe jam shumë i lumtur që e fitova titullin e parë në Paris”.
PSG-ja u eliminua nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales pas u mund me rezultat 3:2 nga të dy ndeshjet.
“Eliminimi nga Liga e Kampionëve na e ka lënë një shije të hidhur akoma, sepse u mundëm në një përballje ku ishim ekip më i mirë, por në të njëjtën kohë, dua ta mbaj në mend gëzimin e fitimit të një titulli tjetër. Jam i sigurt se gjëra të mira po vijnë në vitin 2022”, shtoi Messi.
5 orë më parë
14:21
5 orë më parë
14:21
Ardhja e gazetarëve nga Ukraina është duke vazhduar. Sot janë pritur edhe dy gazetarë të tjerë nga ky vend.
AGK-ja ka bërë të ditur lajmin, dukë thënë se “Këtë të diel në mëngjes, kanë mbërritur në Kosovë, Liudmyla Mekh dhe Serhii Shevchenko, si pjesë e programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ata janë vendosur në Prishtinë, dhe do të kenë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë nga Kosova”.
Postimi i plotë i AGK-së:
5 orë më parë
14:20
5 orë më parë
14:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një ligjeratë në Universitetin Broën në Boston të Massachusestssit, ku ka folur për demokracinë dhe krizat.
Kurti para të pranishmëve ka rikujtuar angazhimin në Unionin Studentor të Universitetit të Prishtinës, fillimin e bashkëpunimit me Adem Demaçin, si përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arrestimin e tij nga regjimi i Millosheviqit dhe angazhimin politik pas daljes nga burgu.
“Pas dy vjet e gjysmë si i burgosur politik, u lirova në dhjetor të vitit 2001. Sapo doli nga burgu i tretë në vitin 1990, Demaçi tha se ishte liruar nga burgu i vogël jugosllav në “burgun e madh” të quajtur Kosovë. Pas lirimit tim nga burgu, në vend të kësaj zbulova se isha liruar në një “spital të madh”. Më dukej sikur “burgu i madh” i Demaçit ishte zëvendësuar me “spitalin e madh””, ka thënë Kurti.
“Në vazhdim të fjalës kryeministri Kurti ka shtjelluar idetë udhërrëfyese dhe veprimet e “Lëvizjes Vetëvendosje”, fillimisht si mosbindje civile ndaj pushtetit të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.
Këtu mund ta lexoni fjalimin e plotë.
6 orë më parë
13:39
6 orë më parë
13:39
S P O R T
Ndeshja mes Spezias dhe Napolit, e fundit për të dy skuadrat këtë sezon në Serie A, u ndërpre për rreth 15 minuta, si pasojë e një përleshjeje mes tifozëve kundërshtarë në tribuna.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 10-të, kur rezultati ishte 0:0, pasi tifozët vendas dhe ata vizitorë kacafytjen me fjalë e përshkallëzuan duke hedhur fishekzjarrë dhe mjete të tjera të forta ndaj njëri-tjetrit prapa portës së Napolit.
Ndeshja rifilloi pas një pushimi të detyrueshëm dhe Napoli është duke fituar 3:0 pas pjesës së parë.
Napoli e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, ndërsa Spezia mbijetesën në Serie A edhe për një sezon.
6 orë më parë
13:23
6 orë më parë
12:57
6 orë më parë
12:57
S P O R T
William Saliba e ka pranuar se nuk dëshiron të kthehet në Arsenal nga huazimi në Marseille, sepse është i etur të luajë në Ligën e Kampionëve me skuadrën franceze.
Saliba nuk e ka bërë asnjë paraqitje garuese për Arsenalin që prej se iu bashkua atij në vitin 2019 nga Saint-Etienne, pasi u huazua menjëherë në Nice.
Pasi e kreu huazimin në Nice në sezonin 2020-21, ai u huazua përsëri, këtë herë në Marsielle verën e kaluar, ku ka shkëlqyer nën urdhrat e Jorge Sampaolit, duke zënë vend edhe në Kombëtaren e Francës.
Huazimi i tij në Marseille mbaroi të shtunën, por 21-vjeçari nuk dëshiron të kthehet në Arsenal.
“Dua të kthehem këtu dhe të luaj në Ligën e Kampionëve. Nuk kam luajtur kurrë në këtë garë dhe dua ta përjetojë atë këtu [me Marseille]”, tha Saliba.