I gjithë debati publik për datën 5 maj 2022

I gjithë debati publik për datën 5 maj 2022

05.05.2022 22:47

Kjo rubrikë do të përcjellë direkt rrjedhën e debatit publik që ndodh në Internet. Në këtë përcjellje do të përfshihen të gjitha figurat e rëndësishme publike, por edhe qytetarë të rëndomtë kur marrin vëmendje publike.

Tjera nga autori:
<b>Mirena:</b>  Luan Haradinaj paska qenë veç dy vjet më i vjetër se Kurti në luftë

Mirena: Luan Haradinaj paska qenë veç dy vjet më i vjetër se Kurti në luftë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:43

2 muaj më parë

22:43

Analisti Ilir Mirena përmes një potimi në Facebook ka sjellur në vëmendje një detaj interesant lidhur me moshën e Heroit Luan Haradinaj dhe kryeministrit Kurti.

Mirena shkroi se Kryeministri aktual i Kosovës është vetëm dy vite me i ri se sa Luan Haradinaj.

“Heroi i Kosoves, Luan Haradinaj paska qenë vetëm dy vjet më i vjetër në moshë se sa Albin Kurti”, shkroi Mirena.

Postimi:

 Sot mbushen 23 vjet nga rënia e ushtarit Luan Haradinaj në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe më 6 maj 1997, gjashtë muaj para se UÇK-ja të dalë në skenë.

Kujtojmë që në mesin e listave 'të fryera' të veteranëve të UÇK-së figuron edhe emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Megjithatë Kurti përkujton Luan Haradinajn, thotë se ishte luan me emër e vepra

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

22:27

2 muaj më parë

22:27

Ndonëse krejt në mbrëmje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka gjetur ‘pak’ kohë për të përkujtuar heroin Luan Haradinajn, i cili sot kishte përvjetorin e 25 të rënies në përballje me Serbinë.

Kurti, nga Amerika, ka shkruar se Luan Haradinaj ishte ‘luan me emër e luan me vepra’.

“Luan me emër dhe luan me vepra, Luan Haradinaj ishte një zemërluan, zemra e të cilit pushoi së rrahuri si sot më 6 maj 1997, i qëlluar nga forcat okupatore serbe në Qafëmullar. Luani ra dëshmor teksa po kalonte kufirin e vendosur nga Serbia mes Shqipërisë dhe Kosovës, atë kufi që e kishte kaluar me dhjetëra herë, duke bartur edhe armë bashkë me shokët, disa prej të cilëve po ashtu do të binin dëshmorë. Student në Shqipëri dhe luftëtar në Kosovë, Luan Haradinaj realizoi edhe i vetëm shumë aksione guerile kundër policisë serbe”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i Kurtit të Facebook:

<b>Ibrahimi për Kurtin:</b> Gatimshëria për një marrëveshje finale me Serbinë do të ishte lidershipi që na nevojitet

Ibrahimi për Kurtin: Gatimshëria për një marrëveshje finale me Serbinë do të ishte lidershipi që na nevojitet

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

21:25

2 muaj më parë

21:25

Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se në kuadër të udhëtimit të kryeministrit Kurti në SHBA, ideale do të ishte nëse ai do të tregonte vullnet për një marrëveshje të mundshme finale me Serbinë duke bërë të qartë gatishmërinë e tij me një deklaratë.

“Sa mirë do të ishte sikur kryeministri Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, të ofrojë një plan konkret, me vullnetin e paekuivok për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë, të ofrojë bashkpunimin e plotë nën një lidership të SHBA, dhe ti deklarojë të gjitha këto në një takim të nivelit adekuat në Ëashington”, shkroi Ibrahimi.

Ndër të tjera, Ibrahimi shkroi se duke bërë këtë gjë, Kurti do të tregonte lidershipin e nevojshëm.

“Ky do të ishte lidershipi që do ta dëshiroja dhe ky është lidershipi që na duhet”

“A mund të bëhet? Patjettër. Vetëm duhet pasur vullnet e guxim”, përfundoi ai.

Postimi i plotë:

<b>Edhe një mjek</b> ik nga Kosova: Kurrë se mendova largimin, por gjendja është e rëndë

Edhe një mjek ik nga Kosova: Kurrë se mendova largimin, por gjendja është e rëndë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

20:41

2 muaj më parë

20:41

Ikja e mjekëve tashmë është kthyer në një fenomen të hidhur për Kosovën. Aq e madhe është largimi i mjekëve, sa që tashmë është alarmuar se Kosova mund të mbetet pa mjekë e infermierë në dhjetë vitet e ardhshme.

Vetëm brenda dy muajve të parë të këtij viti, siç ka raportuar kohë më parë Gazeta Nacionale, nga Kosova janë larguar hiç më pak se 45 mjekë.

Përderisa në tri vitet e fundit kosovarët janë braktisur nga plot 538 mantelbardhë.

Karvanit të ikjes, i është bashkuar edhe mjeku Flamur Llabjani. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Llabjani ka shkruar se që nga sot ai do të vazhdojë karrierën prej mjeku në Gjermani.

Ai ka thënë se kurrë nuk e ka menduar ikjen nga vendlindja, por që një vendim i tillë erdhi si pasojë e gjendjes së shëndetësisë në Kosovë.

Largimi nga vendlindja asnjëherë nuk ishte në mendjen time, aq më pak për një mjek që bën 25 vite shkollim, ka misionin e tij fisnik dhe pranoi betimin e Hipokratit. Por, duke u ballafaquar me gjendjen e shëndetësisë sonë, e cila çdo ditë e me shumë vetëm sa po "sëmuret" dhe ku një mjek specialist pas gjithë atyre viteve mundi dhe sakrifice, gjithmonë jashtë shtëpisë dhe larg familjarëve më të dashur, duhet të pres me vite të tëra për një vend pune dhe kushte të cilat lënë shumë për të dëshiruar. E kjo besoj që nuk është larg mendsh që shumica dëshirojnë të largohen”, ka shkruar Llabjani.

Shkrimi i tij i plotë:

<b>Nushi i PSD-së pas anulimit të konkursit në KEK: </b> E ftoj Sadri Ramabajën të qëndrojë vertikalisht

Nushi i PSD-së pas anulimit të konkursit në KEK: E ftoj Sadri Ramabajën të qëndrojë vertikalisht

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

19:36

2 muaj më parë

19:36

Sekretari i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi, përmes një postimi në Facebook ka reagur lidhur me anulimin e konkursit në Korporatën Energjetike të Kosovës, pas raportimeve për parregullësi.

"E ftoj Sadri Ramabajën të qëndrojë vertikalisht", shkroi Nushi.

Postimi i plotë:

Ndryshe, sot KEK-u ka njoftuar se pas gjithë hulumtimeve, është marrë vendim që të anulohet konkursi dhe të përsëriten të gjitha fazat e testimit.

 

<b>Çitaku:</b> Anulimi i konkursit në KEK është rezultat i themelimit të Komisionit Hetimor parlamentar

Çitaku: Anulimi i konkursit në KEK është rezultat i themelimit të Komisionit Hetimor parlamentar

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

17:34

2 muaj më parë

17:34

Vlora Çitaku ka reaguar për anulimin e konkursit nga KEK-u. Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se anulimi i sotëm i konkursit është rezultat i themelimit të Komisionit Hetimor parlamentar.

“Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, shkroi ajo në llogarinë e saj.

<b>Murati: </b> Takimet Kurti-Vuçiq janë të domosdoshme

Murati: Takimet Kurti-Vuçiq janë të domosdoshme

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

17:11

2 muaj më parë

17:11

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se takimi i kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq është i domosdoshëm për të zgjidhur problemet mes dy vendeve dhe popujve. Kësisoj, ai pohon se është për t'u vlerësuar fakti që tanimë jemi larguar nga politika e simbolikave mbi të cilat është ngritur Kurti.

Më tutje Murati shtoi:

“Andaj shumë më e rëndësishme sesa simbolika e takimeve të kryeministrit me presidentin serb është se a e di kryeministri, qeveria dhe politika jonë në përgjithësi se çka po duam nga dialogu me Serbinë. A po duam zgjidhjen e problemeve, e që nënkupton trajtimin shumë serioz të bisedimeve politike me Serbinë, apo po duam zvarritje, status quo dhe populizëm që është dërrmues për qytetarët e Kosovës dhe republikën tonë?“

Ai përfundoi se synimi i këtij dialogu nuk duhet të jetë arritja e njohjes, po ruajtja e funksionalitetit të Kosovës.

<b></b> Abdullahu: Votat e vjedhura me premtime korruptive, më të dëmshme se paratë e vjedhura

Abdullahu: Votat e vjedhura me premtime korruptive, më të dëmshme se paratë e vjedhura

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

15:46

2 muaj më parë

15:46

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se ka ardhur në pushtet duke mashtruar qytetarët e Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se votat e vjedhura me premtime korruptive janë më të dëmshme se paratë e vjedhura.

“Premtimet korruptive dhe votat me mashtrim. Kur premton diçka në politikë dhe me ato premtime fiton vota dhe më pas nuk i realizon por i shkel ato, kjo do të thotë që premtimet, parimet dhe politikat i ke pasur dhe i ke korruptive. Ky lloj korrupsioni është si hajnia. Këtu hajn është premtuesi. Këtu pasurohet rrenci. Këtu janë votat e vjedhura me mashtrim. Këtu i dëmtuar është votuesi. Këtu mashtrues është pushtetari në karrige. Këtu pëson krejt shteti. Në këto raste votat e vjedhura me premtime korrutive mund bëhen edhe më të dëmshme se paratë e vjedhura”, ka shkruar Abdullahu.

Sipas tij, kryeministri shumë vota ka fituar duke kritikuar dialogun me Serbinë.

“Shumë simpati dhe shumë vota Qeveria aktuale i ka fituar në emër të parimit VETËVENDOSJE JO NEGOCIATA – sepse këtë parim e ka lidhur me kauza tjera. Ky parim prandaj del të jetë korruptiv. Qe pse. Sepse është shtruar kështu: Jo dialog pa zgjidhjen e problemit të Luginës; Jo bisedime pa ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë; Jo negociata pa kërkimfalje nga Serbia; Jo dialog pa i kthyer të pagjeturit; Jo negociata me Serbinë por bashkim me Shqipërinë; Jo bisedime pa ndëshkimin e kriminelëve të Serbisë; Jo negociata pa i paguar dëmet që i ka shkaktuar Serbia”, ka shkruar ai.

<b>Kajtazi:</b> Pa u marrë me SHIK-un, Albin Kurtin nuk e konsideroj serioz

Kajtazi: Pa u marrë me SHIK-un, Albin Kurtin nuk e konsideroj serioz

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

14:27

2 muaj më parë

14:27

Analisti Vehbi Kajtazi, në një postim në Twitter, ka shkruar se do t'i ofrojë përkrahje Albin Kurit, në momentin kur ai fillon të nisë “çrrënjosjen e së keqes më të madhe që ka mbjellë SHIK-u në këtë vend.”

“Askush më shumë dhe ma brutal nuk ka qenë sesa kjo organizatë. Derisa të hedh hapa për t'u marrë me këtë organizatë, unë nuk e konsideroj serioz Kurtin”, është shprehur Kajtazi.

<b>Bëhet i gjallë</b>  Martin Berishaj, na siguron se Kroacia është shtet mik i Kosovës

Bëhet i gjallë Martin Berishaj, na siguron se Kroacia është shtet mik i Kosovës

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

13:06

2 muaj më parë

13:06

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është rikthyer në rrjete sociale, edhe pse jo me ndonjë reagim rreth temës së shumëpërfolur të skandalit.

Në faqen e tij në platformën Facebook, Berishaj ka shpërndarë një postim të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Zagreb.

Berishaj, në shkrimin e tij të sotëm, ka shkruar rreth marrëdhënieve të Kosovës me Kroacinë, të cilën e konsideron shtet dhe komb mik.

“Për Kosovën dhe rrugëtimin e saj, Kroacia, është dhe mbetet, shtet mik dhe komb mik!“, ka shkruar Berishaj.

<b>Buxhovi</b> përkujton Aganin: Na bashkoi ideali për liri, demokraci dhe barazi

Buxhovi përkujton Aganin: Na bashkoi ideali për liri, demokraci dhe barazi

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

11:51

2 muaj më parë

11:51

Studiuesi i historisë dhe ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jusuf Buxhovi, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij.

"Na bashkoi ideali për liri, demokraci dhe barazi në rrethanat kur brezi ynë u ngarkua me përgjegjësinë historike që lëvizja kombëtare të vendoset në binarët e pakthyeshëm të shtetndërtimit...", shkroi Buxhovi.

<b>Feraj</b>  thotë se nëse gazetari e pyet Kurtin për Zajednicën, çon ujë në mulli të Serbisë

Feraj thotë se nëse gazetari e pyet Kurtin për Zajednicën, çon ujë në mulli të Serbisë

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

11:36

2 muaj më parë

11:36

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Feraj, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka tentuar që përmes filozofisë të sqarojë situatën aktuale politike.

Ai ka cituar filozofët gjermanë Gadamer dhe Heidegger, duke bërë një ndërlidhje mes thënieve të tyre e situatës sonë politike.

Sipas Ferajt, kur gazetarja gjermane e pyet Vuçiqin për gjenocidin serb, përgjigjja vendoset në horizontin shqiptar. Kurse kur një gazetar e pyet Kurtin për “Zajednicën”, vendosin përgjigjen në horizontin serb.

Postimi i plotë:

<b>Krasniqi</b> përkujton Luan Haradinajn: Dëshmoi së atdheu është mbi të gjitha

Krasniqi përkujton Luan Haradinajn: Dëshmoi së atdheu është mbi të gjitha

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

11:33

2 muaj më parë

11:33

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar përvjetorin e rënies së Luan Haradinajt. Krasniqi ka shkruar se Luani, “ra për të mos vdekur kurrë, si një ndër pushkët e para të lirisë”.

"Mes tjerash, na e dëshmoi se atdheu është mbi të gjitha, në secilën sfidë e në secilën ditë", shtoi Krasniqi.

Krasniqi përfundoi se, sikurse Luani në momentin e rënies, “23 vjet ka edhe Liria e shtetit tonë sot, e cila u mundësua falë heroizmit e sakrificës së Luanit dhe bashkëluftëtarëve të tij që ranë në rrugën e çlirimit.”

<b>Abdixhiku</b> përkujton Fehmi Aganin

Abdixhiku përkujton Fehmi Aganin

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

10:50

2 muaj më parë

10:50

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nëpërmjet një postimi ka përkujtuar veprimtarin e shquar,  Fehmi Agani. 

"Sot, bëhen 23 vjet nga vrasja e ideologut, intelektualit dhe dijetarit të madh shqiptar, Prof. Fehmi Agani. Si shkrimtar, si gazetar, si politilog, si sociolog e mbi të gjitha si atdhetar i madh, profesor Agani ishte pjesë e gjeneratës së artë intelektuale e politike shqiptare në Kosovë gjatë fundshekullit të kaluar", shkroi Abdixhiku. 

Më tutje, Abdixhiku vazhdoi se "vrasja e tij nga forcat ushtarake e policore serbe ishte hakmarrje e qëllimshme ndaj lëvizjes sonë politike për liri e pavarësi."

Abdixhiku vlerësoi se vrasja e Aganit, ishte "vrasje e boshtit intelektual e ideologjik të vetë Kosovës." 

<b>Mushkolaj:</b> A ka raportuar Berishaj, pse askush nuk flet më për rastin?

Mushkolaj: A ka raportuar Berishaj, pse askush nuk flet më për rastin?

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

10:48

2 muaj më parë

10:48

Analisti Imer Mushkolaj, nëpërmjet një postim në Facebook ka ngritur edhe një herë dyshimin mbi Martin Berishajn. Kësaj herë, ai përfoli raportimin e mundshëm të Berishaj, duke u bazuar në kërkesën e presidentes?

Më tutje ai shtoi, që nëse ka raportuar, çka është raportuar, cili është versioni i tij për skandalin e pretenduar?

Mushkolaj në fund pyeti se pse askush nga institucionet nuk flet më për rastin.

<b>Inxhinieri kosovar</b> kritikon Arsim Bajramin: Është llogaritur njeri i mençur

Inxhinieri kosovar kritikon Arsim Bajramin: Është llogaritur njeri i mençur

Mirlind Behluli

2 muaj më parë

00:59

2 muaj më parë

00:59

Inxhinieri kosovar, Ermal Sadiku ka kritikuar Arsim Bajramin për një status të këtij të fundit.

Statusi me plot gabime drejtshkrimore, e për të cilin raportoi edhe Nacionale, ishte shpërndarë goxha në rrjetet sociale.

Ndërkaq, Sadiku, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka thënë se Bajrami për një kohë të gjatë është llogaritur si njeri i mençur.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

<b>Baraliu:</b> Kur po thoni 3 kryeministra shqiptarë, ku po e leni Vuçiqin?

Baraliu: Kur po thoni 3 kryeministra shqiptarë, ku po e leni Vuçiqin?

Mirlind Behluli

2 muaj më parë

00:56

2 muaj më parë

00:56

Analisti dhe matematicienti Bleron Baraliu ka reaguar lidhur me deklarimet e shumta të opinionit mbarëkombëtar lidhur me faktin se në Ballkan tashmë kemi tre kryeministra shqiptarë.

Ai përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", me ironi pyeti se kur i numërojmë ata tre, ku po e lëmë Vuçiqin, përcjell Gazeta Nacionale.

"Kur po thoni tre kryeministra shqiptarë në Ballkan, ku po e lëni Vuçiqin", ka shkruar ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

<b>Maloku:</b> Vuçiqi është duke ua hedhur shqiptarëve dhe gjermanëve

Maloku: Vuçiqi është duke ua hedhur shqiptarëve dhe gjermanëve

Mirlind Behluli

2 muaj më parë

00:55

2 muaj më parë

00:55

Profesori kontravers Fadil Maloku, i njohur për deklaratat e tij seksiste dhe raciste, përmes një statusi në Facebook ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po ia hedh shqiptarëve dhe gjermanëve. Sipas Malokut “mashtrohen” të gjithë ata që mendojnë që do të ketë një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës pa përfshirjene e ShBA-së.

Statusi i plotë:

Vuçiqi, është duke ua hedhur si shqiptarëve, ashtu edhe gjermanëve!

Mashtrohen gjithë ata që mendojnë dhe shpresojnë, se; së shpejti do dal një Marrëveshje historike midis Serbisë dhe Kosoves, pa Amerikën!

Krejt kjo hallakamë, rreth një përfundimi kinse legal e legjitim të negociatave, është vetëm folklor mediatiko-politik për t'a ruajtur vetëm sigurinë dhe stabilitetin e Evropës që është kërcënuar seriozisht me invazionin rus në Ukranë...

Në momentin që do ikën ky kërcënim apo kjo "re e zezë" mbi Evropën, të jeni të bindur që Serbia do i rikthehet (deri në një moment të favorshëm për te) avazit të vjetër "ngre e mos këput".!

Vuçiqi, është duke ua hedhur në mënyrë briliante su shqiptarëve ashtu edhe gjermanëve (!), por, asesi jo edhe amerikanëve (që momentalisht janë t'u marr me kërcënimin globa rus)!

1
1