Debati publik i 8 prillit - analistët diskutojnë mbi operimin e presidentes Osmani

Debati publik i 8 prillit - analistët diskutojnë mbi operimin e presidentes Osmani

07.05.2022 23:40

Kjo rubrikë do të përcjellë direkt rrjedhën e debatit publik që ndodh në Internet. Në këtë përcjellje do të përfshihen të gjitha figurat e rëndësishme publike, por edhe qytetarë të rëndomtë kur marrin vëmendje publike.

Tjera nga autori:
<b>Mirena:</b> Operimi i Presidentes nuk është çështje private

Mirena: Operimi i Presidentes nuk është çështje private

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

20:28

2 muaj më parë

20:28

Analisti Ilir Mirena përmes një statusi në Facebook ka shkruar se operimi i Vjosa Osmanit nuk është çështje private sikurse nuk është as skandali i ambasadorit të Koosvës në Kroaci, Martin Berishaj.

“Lajmi për operimin e Vjosa Osmanit është marr prej gazetës më të madhe turke, Hürriyet. Edhe lajmi për skandalin e 600 mijë eurove të Martin Berishaj është marr nga media sllovene. Tash edhe me përkthy lajme doni me provu me na e ndalu a?”, ka pyetur Mirena.

 

<b></b> Latifi: Diplomaci me vendet që s'na kanë njohur, jo shëtitje tek ato që na njohin

Latifi: Diplomaci me vendet që s'na kanë njohur, jo shëtitje tek ato që na njohin

Muharrem Kafexhiu

2 muaj më parë

20:18

2 muaj më parë

20:18

Filozofi dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Latifi, ka kritikuar angazhimin e ministres së jashtme, Donika Gërvallës.

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Latifi ka thënë se diplomaci duhet të bëhet te vendet që nuk na kanë njohur, e jo të shëtitet tek ato që na njohin, përcjell Gazeta Nacionale.

Diplomaci e Kosovës nuk quhet të vizitosh vendet që na kanë njohur prej kohësh, e me të cilat nuk ke asnjë çështje të hapur dhe ndikimi i tyre në zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës është i barabartë me zero", ka shkruar mes tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/Nacionale/

Avdyli e quan shumë të rëndësishme vizitën e Vjosa Osmanit në Amerikën latine: Direkt e forcojnë Kosovën

Avdyli e quan shumë të rëndësishme vizitën e Vjosa Osmanit në Amerikën latine: Direkt e forcojnë Kosovën

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

16:48

2 muaj më parë

16:48

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka lavdëruar punën lobuese të presidentes Vjosa Osmani. Pas shumë takimesh me kongesmenë dhe senatorë amerikan, sipas Avdylit, Osmani tash po e përfaqëson denjësisht Kosovën edhe në shtetet e Amerikës latine.

“Presidente Vjosa Osmani, kudo që po prezenton po pasqyron fytyrën më të mirë të demokracisë vibrante të shtetit më të ri në Evropë”, shkroi Avdyli.

Në fund Avdyli, tha se këtyre suksese po ju gëzohen shumica e qytetarëve, përveç një pjesë të ish-pushtetarëve ose shërbëtorëve të tyre, të cilëve këto suksese po ju dhembin.

<b></b> Avdiu: Vjosa Osmani e kritikonte Isa Mustafën kur u mjekua në Gjermani - tash i braktisi qytetarët

Avdiu: Vjosa Osmani e kritikonte Isa Mustafën kur u mjekua në Gjermani - tash i braktisi qytetarët

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

13:03

2 muaj më parë

13:03

Aktivistja Zana Avdiu është përfshirë në debatin që po zhvillohet për operimin e presidentes, Vjosa Osmani në një spital në Turqi.

Avdiu ka kujtuar rastin kur Vjosa Osmani e kritikonte Isa Mustafën që ishte trajtuar në një spital në Gjermani dhe tani sipas saj, ajo është trajtuar si person i rëndësishëm në Turqi.

Por, sot, kur cdo dite na del dikush qe kerkon mbeshtetje financiare per sherim ne Turqi, e edhe vende tjera, sepse ministria nuk ka kapacitet me i mbulu- bilem edhe ata qe kane perfitu prej ketij fondi, jane ne pritje te gjata per me i marre ato para, Presidentja na u paska trajtu si VIP, perfshi qendrimin ne hotelet ma te shtrenjta. I ka braktise qytetaret!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Më tej, Avdiu ka thënë se intervenimin mjekësor Osmani do të duhej ta bënte në Kosovë duke ngritur dilema se presidentja nuk i beson institucioneve mjekësore në vend.

Shkrimi i plotë i znj. Avdiu:

Kujtoj kohen kur Isa Muatafa u largua nga Kosova per ne nje spital ne Gjermani, e reagimet po edhe mallkimet jane kane te shumta. 

Nder kritikuesit ka qene edhe presidentja Osmani. Se ata duhet te sherohen e trajtohen, aty ku trajtohen qytetaret. Kritike me vend.

Por, sot, kur cdo dite na del dikush qe kerkon mbeshtetje financiare per sherim ne Turqi, e edhe vende tjera, sepse ministria nuk ka kapacitet me i mbulu- bilem edhe ata qe kane perfitu prej ketij fondi, jane ne pritje te gjata per me i marre ato para, Presidentja na u paska trajtu si VIP, perfshi qendrimin ne hotelet ma te shtrenjta. I ka braktise qytetaret!

Ajo ka te drejte per cfaredo nderhyrje. Edhe per privatesi. Ama, pse mos me u kry ne vendin tone. Te mjeket tone. Apo, presidentja e vendit, nuk ka besim ne institucionet tona?

<b></b> Zëdhënësi i KEDS-it rrymon politikisht: "Krrrk, krrrk"

Zëdhënësi i KEDS-it rrymon politikisht: "Krrrk, krrrk"

Gazeta Nacionale

2 muaj më parë

12:19

2 muaj më parë

12:19

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala për një moment ka dalë në rolin e zëdhënësit të kryeministrit, Albin Kurti.

Buzhala është përkujdesur që të rikujtojë se kryeministri Kurti ka shkuar në Amerikë dhe këtë e ka përshkruar si ‘ngulje’ apo 'krrrrrk' ndaj atyre që s’kanë besuar se ai do të udhtojë për SHBA.

S'po shkon Albini ne Amerike, s'po shkon Albini ne Amerike. Krrrrk ai dy here atje per dy jave. Jo po humben 200 milionet e amerikaneve permes MCC'se, krrrrk edhe ata po vijne.”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Ai duke uruar shëndet ka kujtuar kohën e qeverisjeve të kaluara.

Nejse, ata miliona paten humbe per shkak te mosluftimit te korrupcionit vec para do vjetesh, kur qeveriske tjeterkush. Shnet!”, ka thënë ai.

Shpresojmë që zëdhënësi zyrtar i Qeverisë, Përparim Kryeziu nuk do ta xhelozojë për ndërhyrjen në punë e tij të Buzhalës.

Përndryshe Kurti po qëndron për vizitë në SHBA dhe atje pritet të qëndrojë edhe javën e ardhshme.

Latifi për angazhimet e partive në diasporë: Së shpejti krejt elektorati do jetë atje

Latifi për angazhimet e partive në diasporë: Së shpejti krejt elektorati do jetë atje

Flakon Demaku

2 muaj më parë

23:44

2 muaj më parë

23:44

Analisti dhe profesori, Blerim Latifi ka shkruar për angazhimin e partive politike për të konsoliduar degët dhe mobilizuar elektoratin në diasporë.

Latifi ka ironizuar më angazhimin e PDK-s dhe LDK-s, duke thëne se është “punë me mend”, sepse së shpejti i gjithë elektorati i Kosovës do të ndodhet në diasporë.

“Definitivisht punë me mend, sepse qysh janë duke shku punët këtu në Kosovë nuk do të jetë e largët dita kur krejt elektorati kosovar në diasporë do të ndodhet”, ka thëne Latifi

Analisti Latifi ka aluduar në trendin ikjeve masive që janë duke ndodhur viteve të fundit.

Trendi i ikjeve ka filluar të rritët, ku në një anketë më shumë se 50 përqind e qytetarëve të Republikës së Kosovës, kanë thëne se në mundësinë e parë do të largoheshin nga vendi.

Ndërsa vetëm në ambasadën Gjermane ka pasur më shumë se 200 mije aplikime vetëm për 4 muaj.

<b></b> Vehbi Kajtazi ironizon me Pacollin e Rahimajn: Spanja s'ka më arsye që t'mos na njohë

Vehbi Kajtazi ironizon me Pacollin e Rahimajn: Spanja s'ka më arsye që t'mos na njohë

Flakon Demaku

2 muaj më parë

23:43

2 muaj më parë

23:43

Gazetari Vehbi Kajtazi është tallur me pankartën e mbajtur nga deputetja e VV-së, Fitore Pacolli dhe kreu i komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ku kërkohet nga Spanja që ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social "Twitter", Kajtazi ka thënë se pas kësaj thirrjeje, nuk ka më asnjë arsye që Spanja të mos na njohë, përcjell Gazeta Nacionale.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

<b></b> Fevziu nga Haga: Aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së e pavërtetë dhe s’mund të vërtetohet

Fevziu nga Haga: Aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së e pavërtetë dhe s’mund të vërtetohet

Flakon Demaku

2 muaj më parë

23:43

2 muaj më parë

23:43

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka vizituar sot ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilën gjenden në paraburgim në Hagë.

Përmes një në video-mesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se në këtë trbunal padrejtësisht ndodhet Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Ai ka thënë se aktakuza ndaj tyre është e pavërtetë dhe nuk mund të vërtetohet.

 “Pas kësaj dere ndodhen katër nga drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe katër nga drejtuesit e mëpasëm politikë të Kosovës së pavarur: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Unë vizitova sot Hashim Thaçin, ish-president dhe ish-kryeministër i Kosovës. Shpreha bindjen që ka shprehur çdo shqiptar, që akuza ndaj tyre është e pavërtetë dhe nuk mund të vërtetohet. Është një akuzë e ngritur politikisht, por që nuk argumentohet. Ata po bëjnë sot betejën e tyre të dytë, pas betejës për pavarësinë e Kosovës, pas betejës për ta hequr zgjedhën serbe, e cila ka ngritur kaq varre masive në Kosovë”, ka thënë Fevziu në videomesazhin e tij.

1
1