
Zogiani: Me Kurtin Kosova po qëndron me kurriz drejt, ai s'po negocion me Vuçiqin
Mirlind Behluli
2 muaj më parë
21:04
2 muaj më parë
21:04
Zyrtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, përmes një postimi në Facebook i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Kurti për darkën e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Berlin, udhëhequr nga ndërmjetësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak.
Zogiani ka thënë se deklarta e Kurtit se nuk do të negociojë me Vuçiqin, është një qëndrim që ai vazhdon ta mbajë.
Mes tjerash, ish-zëvendësministri thotë se nga kjo darkë e Kurtit, kundërshtarët e tij po provojnë të përfitojnë.
“Një foto ne Berlin e KM Kurti, në Prishtinë shkaktoi reagime të papara me herët për takime të këtij lloji. E kuptoj pretendimin se Kurti ka thënë se nuk negocion me Vuçiqin (qëndrim që vazhdon ta mbajë) dhe nga ky pikëvështrim kundërshtarët e tij duan të përfitojnë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij: