<b></b> Pas 5 vitesh në sirtarët e gjykatës, sot nis gjykimi ndaj Gjikos -  çka dihet jashtë seancës së mbyllur?

Pas 5 vitesh në sirtarët e gjykatës, sot nis gjykimi ndaj Gjikos - çka dihet jashtë seancës së mbyllur?

26.04.2022 10:58

Gjykata Themelore në Prishtinë më në fund, pas 5 vitesh sa e ka mbajtur në sirtarë aktakuzën kundër Asdren Gjikollit të njohur me emrin e muzikës si reperi Gjiko, ka vendosur që të nisë procesin gjyqësor. 

Aktakuza e ngritur nga prokurorja Sebahate Hoxha në prill të vitit 2017, që ngarkon Gjikon me akuzën se ka abuzuar seksualisht me një të mitur, sot pritet që të ketë shqyrtimin fillestar të cilin Gjykata është dashur të mbajë para një muaji, por që seanca dështoi për shkak se “pala mbrojtëse e Gjikos kishte kërkuar që të pajisen me shkresën e lëndës”, raportonte FrontOnline. Seanca për këtë rast do të jetë e mbyllur për shkak të rregullit për lëndët ku dyshohet se të përfshirë si palë të dëmtuara janë persona të mitur. Përderisa informacionet se çka pritet të ndodhë brenda seancës janë zero, këto janë gjërat që dihen jashtë seancës:

Tjera nga autori:
1