<b></b> Raporti i Freedom House për Kosovën, i thjeshtuar

Raporti i Freedom House për Kosovën, i thjeshtuar

20.04.2022 13:39

Organizata “Freedom House“, ka publikuar raportin për demokraci për Vendet në Tranzicion në të cilin Kosova radhitet sërish në grupin e qeverisjes hibride/demokraci tranzicionale, ku përveç demokracisë, ngcecje sipas raportit ka pasur në luftimin e korrupsionit, pavarësisa e gjyqësorit si dhe transparenca e Qeverisë së Kosovës.

Në raportin e Freedom House për vitin 2022, në aspektin e demokracisë Kosova është vlerësuar me 3.14 pikë nga shkalla e vlerësimit që është 1 deri në 7 pikë për dallim nga viti i kaluar që u vlerësua me 3.25 pikë.

Gjyqësori

Raporti thotë se vlerësimet e për pavarësinë e gjyqësorit janë rritur në 2.75 ndërsa vitin e kaluar kanë qenë 2.50. Mirëpo, vlerësimet tjera mbeten të njëjta siç kanë qenë para një viti.

Sa i takon sundimit të ligjit, thuhet se progresi pengohet nga ndërhyrja e ekzekutivit në Gjyqësor.

Prokurorët dhe gjykatat mbeten të ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike dhe korrupsionit nga elitat e fuqishme politike dhe të biznesit, duke minuar procesin e rregullt ligjor”, vlerëson raporti.

Zgjedhjet

Raporti i Freedom House ka vlerësuar se Kosova ka mbajtur zgjedhje kredibile. Procesin zgjedhor e ka vlerësuar me 3 pikë nga 4.

“Freedom House” ka përmendur fitoren e Vetëvendosjes me mbi 50 për qind në zgjedhjet e përgjithshme të shkurtit, ndër tjerash.

Pavarësisht zgjedhjeve kredibile, raporti ka theksuar se institucionet mbesin të dobëta dhe se korrupsioni ka shkaktuar mosbesim të thellë ndaj Qeverisë.

Figura të mëdha politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin [Hashim] Thaçi dhe ish-kryeministrin [Ramush] Haradinaj, kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë, të cilët luajnë role të fuqishme në politikë dhe kanë ndikuar në emërimin e udhëheqësve kyç”, thuhet në raport.

Transparenca e qeverisë dhe gazetarët

Po ashtu në raport flitet edhe për punën e gazetarëve dhe sipas këtij raporti, gazetarët përballen me presione serioze dhe rrezikojnë të sulmohen në lidhje me raportimin e tyre.

Ndërsa, sa i takon lirisë së shprehjes thuhet se Qeveria dhe interesat e biznesit ushtrojnë ndikim të panevojshëm në linjat editoriale, duke përfshirë edhe Radio Televizionin e Kosovës, ndërsa përmenden ngacmimet dhe kërcënimet e shpeshta ndaj disa gazetarëve.

Aty thuhet se viteve të fundit, hapësira e kufizuar është hapur për diskutime mbi tema të ndjeshme si marrëdhëniet etnike dhe çështjet LGBTI+.

Sa i përket dialogut me Serbinë, është përmendur ngecja e negociatave ku që nga korriku i vitit të shkuar nuk ka pasur më takime mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Raporti gjithashtu veçon faktin se Serbia vazhdon të ruajë ndikimin e saj në veriun e Kosovës.

Në raport është shkruar edhe për Listën Serbe që është akuzuar se i kërcënon partitë rivale dhe po krijon ambient ku votuesit frikësohen të zgjedhin alternativa tjera.

Në raport theksohet edhe dhuna në familje që mbetet një problem shqetësues në Kosovë.

Sa i përket shteteve tjera, raporti i Freedom House thotë se demokracia në Shqipëri është pa përparim, në Maqedoninë e Veriut situata është e pandryshuar nga viti i kaluar ndërsa në Serbi ka pësuar përkeqësim.

Raporti i vitit të kaluar

E në vitin e kaluar sipas raportit të Freedom House, Kosova pati rënie në nivelin e demokracisë.

Kosova në raportin e vitit 2022 ishte në grupin grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

Kosova shënoi rënie nga 3.18 në 3.14, në ndryshim nga një vit më herët (2019) kur ajo kishte pasur ngritje. Ulja është bërë në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.75 pikë në raportin e vitit të kaluar, ndërsa në vitin 2020 ishte bërë 2.50.

Në pjesën për Kosovën, raporti i viti të kaluar kishte theksuar se “zgjedhjet e kanë vënë në pushtet partinë nacionaliste Vetëvendosje, ku ajo ka një mundësi për ta ndryshuar kulturën e korrupsionit në vend”.

Raporti i vitit të kaluar thoshte se gjyqësori vazhdon të mbetet i ndikuar nga politika.

Problem mbetet ndërhyrja politike në gjyqësor, veçanërisht nga pushteti ekzekutiv. Korrupsioni i përhapur gjyqësor ndikon negativisht edhe në pavarësinë e degës. Kufizimet e burimeve dhe mungesa e gjyqtarëve të kualifikuar pengojnë performancën e gjyqësorit”, thuhet në raporin e vitit të kaluar.

Sa i përket korrupsionit, në raport ishte thënë se mbetet problem serioz dhe luftimi i këtij fenomeni mbetet i dobët.

Korrupsioni mbetet një problem serioz dhe kuadri institucional për ta luftuar atë është i dobët. Mandatet e katër organeve kryesore të Kosovës kundër korrupsionit mbivendosen dhe ato kanë vështirësi në koordinimin e përpjekjeve të tyre. Autoritetet kanë treguar pak përkushtim për ndjekjen penale të korrupsionit të nivelit të lartë dhe kur zyrtarët e lartë ndiqen penalisht, dënimet janë të rralla. Ndërsa partitë politike u angazhuan publikisht për të luftuar korrupsionin gjatë fushatës zgjedhore 2019, shumë politikanë të cilët më parë ishin të përfshirë në sjellje korruptive mbetën në fletëvotim”, thuhej në raport.

Tjera nga autori:
1