Live
Live
LIVE:
Përditësuar 24 minuta më parë
Kosovës sërish nuk i liberalizohen vizat - pritjet para ambasadave do të vazhdojnë
24 minuta më parë
09:25
24 minuta më parë
09:25
Milani po e mendon seriozisht transferimin e veteranit të Lazios, Francesco Acerbi, dhe tashmë ka filluar bisedimet me agjentin e lojtarit.
Qendër-mbrojtësi 34-vjeçar dërgoi kërkesë transferimi në fund të sezonit, pas një edicioni të vështirë; Acerbi prishi marrëdhëniet me fansat pas një festimi kontravers në dhjetor, gjë që la nën hije pjesën tjetër të sezonit.
Siç raporton 'Sky Sports', 'Rossonerët' po e konsierojnë seriozisht sjelljen e Acerbit këtë verë për t'i ofruar mundësi rotacioni trajnerit Stefano Pioli.
#Calciomercato | @acmilan, per la difesa c'è l'idea #Acerbi della @OfficialSSLazio https://t.co/s4ntVWkScp
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 25, 2022
36 minuta më parë
09:13
36 minuta më parë
09:13
Një grua gjatë ditës së djeshme është arrestuar në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë. E njejta sipas policisë dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijën e saj vetëm një vit e gjysmë.
Fëmija i është lënë nënës së të dyshuarës për përkujdesje, bën me dije policia e Kosovës.
“KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJES | Rr. Artim Jashari 25.06.2022-11:53. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta është takuar duke e keqtrajtuar fëmiun e saj një vit e gjashtë muaj. Fëmiu iu është dhënë në përkujdesje nënës së të dyshuarës.E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.
49 minuta më parë
09:00
49 minuta më parë
09:00
Policia e Kosovës gjatë zhvillimit të hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin me iniciale (A.B; viti i lindjes 1994) pasi që i njëjti në intervale të ndryshme kohore nga muaji dhjetor i vitit 2021 e deri në muajin Maj të vitit 2022, i kishte mashtruar 12 persona duke iu marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke iu premtuar se do iu caktoj-rezervoj termine për viza pune në Ambasadën e një shteti të huaj në Kosovë.
Shuma e përgjithshme që i dyshuari dyshohet të ketë përfituar duke i mashtruar ankuesit është rreth 41 mijë e 100 euro.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të procedurave policore i njëjti është ndaluar për 48 orë me aktvendim të lëshuar nga Prokurori i shtetit.
53 minuta më parë
08:57
53 minuta më parë
08:57
Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit sipas gazetës Sinjali, ka denoncuar në polici një kërcënim i cili i është bërë përmes telefonit. E telefonuesi del të jetë kryetari i Nismës atje, Zafir Berisha.
Bërisha dyshohet t’i ketë thënë kryetarit Totaj se do të ngreh zhag nëpër Prizren, para se ta prishin koalcionin, kjo si shkak i drejtorëve të zgjedhur në shkollat e këtij qyteti.
Për këtë rast kanë nisur hetimet nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Përveç kësaj, Totaj edhe është sharë e ofenduar nga Berisha me fjalë shumë të rënda si dhe e ka paralajmëruar kryetarin se nuk do ta lë me kaq, pasi i njejti pretendon se e ka shfrytëzuar Berishen vetëm për fushatë zgjedhore.
Sipas gazetës Sinajli rastin nuk e kanë konfirmuar policia e as palët, pasi sipas burimeve të tyre drejtoria Rajonale në Prizren po e mban rastin fshehur për t’i bërë favor Zafir Berishës.
1 orë më parë
07:51
2 orë më parë
07:17
2 orë më parë
07:17
Për ditën e sotme në vend janë paralajmëruar dy ngarje sportive.
1.Zhvillohet faza përfundimtare grupmoshat nën 14 dhe nën 16-vjeç në Volejboll. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00).
2.Federata e Pingpongut organizon kampionatin individual i Kosovës për veteranë. (SHFMU “Tefik Çanga” në Ferizaj)
2 orë më parë
07:13
9 orë më parë
00:25
9 orë më parë
00:25
S P O R T
Tashmë është zyrtare se Gareth Bale është lojtari më i ri i klubit amerikan Los Angeles FC.
Ai ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me mundësi të rinovimit të mëtejm. Te skuadra e Los Angeles do t'i bashkohet një lojtari tjetër që vendosi ta braktisë futbollin evropian, siç është Giorgio Chiellini.
Bale transferimin te skuadra amerikane e kompletoi si lojtar i lirë, meqë kontrata me Real Madrid i skadonte në fund të këtij muaji qershor.
See you soon, Los Angeles. 👊 @LAFC @LAFC3252 pic.twitter.com/GVP8WVWLPe
— Gareth Bale (@GarethBale11) June 25, 2022
9 orë më parë
00:12
9 orë më parë
00:12
S P O R T
Ish-mbrojtësi i Kombëtares së Italisë dhe Interit, Lele Adani, në cilësinë e opinionistit ka folur rreth mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, i cili ka arritur marrëveshje me Interin.
Ai nuk i ka kursyer lëvdatat për Asllanin në një intervistë për DAZN Italia.
"Ishte thuajse i panjohur deri para pak kohësh. Mendja e tij është superiore, sepse sheh korridore të lira, të cilat të tjerët nuk i shohin.
"T'i japim pak kohë që të ambientohet. Besoj që as Interi nuk është i vetëdijshëm se sa i fortë është, por tifozët do ta kuptojnë", theksoi Adani.
9 orë më parë
00:01
9 orë më parë
00:01
Kryeministri britanik Boris Johnson u kërkoi udhëheqësve të G7-ës që të mos “heqin dorë” nga Ukraina, teksa premtoi mbështetje financiare shtesë për vendin teksa përpiqet të luftojë pushtimin rus, shkruan The Guardian.
"Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë. Por ata kanë nevojë për mbështetjen tonë për ta bërë këtë. Tani nuk është koha për të hequr dorë nga Ukraina”, tha Johnson të shtunën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do t'u drejtohet liderëve të G7 të hënën praktikisht dhe, sipas Downing Street, ai pritet t'u kërkojë aleatëve që të ofrojnë mbështetje afatgjatë për vendin e tij.
"Putin do të fitojë shumë nëse ka ndonjë tregues se perëndimi po lodhet ose po dobësohet në mbështetjen e tij për Ukrainën", ka thënë ai.
10 orë më parë
23:37
10 orë më parë
23:37
Sot është mbajtur kuvendi i Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, i cili kishte për qëllim zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij forumi.
Por, situata përfundoj me tension në mes delegatëve e kryetarit të partisë Ekrem Hysenit, ku pati edhe ndërhyrje të sigurimit të cilët kishin ardhur nga Peja.
Shkak i këtyre tensioneve ishin disa parregullsi që ishin bërë kundër delegatëve të cilët ishin zgjedhur për kuvendin e partisë, shkruan Insajderi.
Disa delegatëve iu janë ndryshuar emrat vetëm për të përkrahur kandidatin që e kishte zgjedhur kryetari degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni.
Hyseni e kishte mbështetur kandidaturën e Plator Ejupit, për kryetar të Forumit Rinor në Podujevë.
Mirëpo, Ejupi nuk e kishte votën e shumicës, siç e kishte kundër kandidati i tij, Ermal Osmani.
Mbledhjen e kishin lëshuar 65 delegat, dhe pa pranin e 101 delegatëve sa duhet të ishin në sallë, Hyseni emëroi kandidaturën e Ejupi për kryetar të Forumit Rinor.
10 orë më parë
23:34
10 orë më parë
23:34
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka reaguar pas lajmit se iu vodhën 50 mijë euro në shtëpi.
Gazeta Insajderi ka arritur që të bie në kontakt me deputetin, por jo që të nxjerrë shumë fjalë për gjithë këto para të pa deklaruara në shtëpinë e tij.
“Më lini të qetë. Po më shqetësoni”, i ka thënë Shkreta Insajderit.
10 orë më parë
23:22
10 orë më parë
23:22
S P O R T
Ekipi i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare. Bartës të flamurit ishin mundësi Egzon Shala dhe karateistja Fortesa Orana.
Kosova do të përfaqësohet me një sportist më pak për dallim nga Lojërat Mesdhetare të edicionit të mëparshëm. Kësaj radhe, ekipi kosovar do të përbëhet prej 39 sportistëve, 16 trajnerëve dhe tre gjyqtarëve.
Ky është orari i plotë i garuesve të nesërm.
10 orë më parë
23:04
10 orë më parë
23:04
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë vjedhur deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta.
Për këtë çështje, ka reaguar edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo në Facebook tha se dikur LVV-së iu gjenin gurë e mallotave, kurse sot po iu ‘vjedhen’ mbi 50 mije euro të padeklaruara.
“Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët?”, shkroi Bytyqi në Facebook
10 orë më parë
23:01
10 orë më parë
23:01
Akademiku Rexhep Qosja sot ka festuar ditëlindjen e tij.
Për ta festuar ditëlindjen e tij të 86-të, Qosja ka pritur në shtëpinë e tij kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
“Për ditëlindjen e tij të 86-të sot vizituam akademik Rexhep Qosjen. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i uruam shëndet, gëzime e mbarësi. Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngahera”, ka shkruar Kurti.
11 orë më parë
22:21
11 orë më parë
22:21
Pas zgjedhjes së anëtarëve në Këshillin drejtues të UP-së ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës.
Në një shkrim në Facebook në faqen zyrtare të LDK-së thuhet se “se anëtarët u përzgjodhën me kriter partiak-klientelist, dhe jo akademik, me disbalanc total gjinor, duke mos e respektuar as Ligji për Barazi Gjinore”.
Më tej LDK ka kërkuar respektimin e autonomisë së Universitetit dhe përjashtimit të ndikimit partiak në UP.
Reagimi i plotë:
11 orë më parë
22:20
11 orë më parë
22:20
S P O R T
Sulmuesi 22-vjeç, Igor Vukcevic, është përforcimi i fundit i skuadrës llapjane.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet Llapi, përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook. Ai ka qenë protagonist te skuadra e Kom Podgorica në Mal të Zi, ku ka shënuar 17 gola në 34 paraqitje, duke qenë njëherit golashënuesi më i spikatur i ekipit.
Vukcevic ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Llapin dhe i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore që po e zhvillojnë në Ohër.
11 orë më parë
21:59
11 orë më parë
21:59
Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, i është vjedhur një shumë e konsiderueshme parash e gjëra me vlerë, ndonëse ai shumën e saktë nuk ia ka treguar as Policisë së Kosovës kur e ka raportuar rastin.
Policia është informuar për rastin pas orës 1 të mesnatës, shkruan Demokracia.
“Njësia policore ka shkuar ne atë lokacion dhe kanë kontaktuar me ankuesin Mirsad Adem Shkreta (deputet i Kuvendit të Republikës)”, thuhet në raportin e policies.
Shkreta kishte raportuar në Polici se kishte dalë nga banesa e tij të premten e 23 qershorit dhe kur ishte kthyer në banesë pas orës 1, kishte vërejtur se dikush kishte hyrë në banesë dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.
11 orë më parë
21:57
11 orë më parë
21:57
S P O R T
Njëri prej gazetarëve më të besueshëm, David Ornstein nga mediumi The Athletic, ka raportuar se agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, është takuar me pronarin e Chelseat, Todd Boehly.
Një takim i tillë ka ndodhur gjatë javës së shkuar në Portugali. "Njëri nga argumentet e diskutuara ka qenë edhe mundësia e transferimit të Cristiano Ronaldos në Chelsea", sipas asaj që raporton Ornstein".
Në anën tjetër, gjithmonë sipas burimit të njëjtë, Manchester United pret që ylli portugez do të qëndrojë te "djajtë e kuq".
12 orë më parë
21:34
12 orë më parë
21:34
Avokati Arianit Koci, po e ka te pamundur të orientohet në fe.
Koci i cili gjatë ditës se sotme ngjalli mjaft komente pas statusit të ti se ku theksoi se për të është e shqetësuese rritja e numrit të grave me shami.
Ai pas këtij komenti tha se është duke u kërcënuar nga “talibanët e internetit”, ndërsa tani po thotë se ai është edhe mysliman edhe katolik
Koci në një postim në Facebook tha se “dikush po më thotë katolik, dikush i pa fe”.
Megjithatë, ai shtoi se “por të gjithë këta, në unison, po e apstrahojnë faktin që unë e kam pasë nënën muslimane, e gjyshin hoxhë”.
“Jo njëherë kam thënë publikisht se jam katolik, aq sa jam edhe musliman. Por, si duket, këtë të drejtë po tentojnë të ma mohojnë. Une jam musliman, veç kur ma japin vizën disa analfabet që e predikojnë gabimisht fenë islame, dhe disa përkrahës të tyre primitiv. Fatmirësisht, janë pakicë”, shkroi Koci në Facebook.