Live
Live
LIVE:
Përditësuar 12 minuta më parë
Miroslav Lajçak / Emisar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi
12 minuta më parë
08:03
12 minuta më parë
08:03
B O T Ë
Së paku tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur të mërkurën nga një sulm rus me raketa në një ndërtesë banimi të qytetit jugor ukrainas, Mykolaiv, sipas autoriteteve lokale.
Kryetari i qytetit, Oleksandr Senkevych, tha se tetë raketa e kanë goditur Mykolaivin dhe u bëri thirrje banorëve që të evakuohen. Ai tha se ndërtesa duket se është goditur nga raketa e tipit “X-55”.
Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale shihet tymi duke dalë nga ndërtesa e dëmtuar.
21 minuta më parë
07:55
21 minuta më parë
07:55
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këshillon t’i shmangeni kontaktit direkt të rrezeve të diellit dhe aktiviteteve fizike sot dhe nesër, pasi parashikohet mot shumë i nxehtë.IHMK njoftoi të martën për temperatura deri në 34 gradë Celsius gjatë së mërkurës dhe së enjtes.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, stmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.”, thuhet tutje në njoftimin e Institutit.
24 minuta më parë
07:51
24 minuta më parë
07:51
Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vendosur që këtë vit të marrë rrugën për të kryer pelegrinazhin e haxhit.
Fotografinë nga aeroporti i Prishtinës e ka publikuar vëllai i tij, Ahmet Tahiri, ku shihet edhe Xhafer Tahiri i veshur me rroba që janë të parapara për haxh.
Përveç tij edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka udhëtuar për në haxh.
“Haxhi 2022”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
24 minuta më parë
07:51
24 minuta më parë
07:51
Emisari i BE-së Miroslav Lajçak, do të përfundojë sot vizitën tre ditore në Kosovë.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor do t’u adresohet gazetarëve mëngjesin e sotëm për të përmbledhur rezultatet e vizitës.
Lajçak konferencën do ta mbajë në ora 09:45 në Shtëpinë e Evropës.
Kujtojmë se Lajçak, gjatë vizitës në Kosovë ka takuar kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët opozitarë në vend.
Pas Kosovës, ai do të niset për në Beograd ku do të qëndrojë deri më 1 korrik.
30 minuta më parë
07:45
30 minuta më parë
07:45
Në ditët e fundit në Kosovë është rritur lehtë numri i rasteve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 322.
MSH njofton se nga coronavirusi janë shëruar 225,411 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140.MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 63 persona.
Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.167.Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.463.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik javën ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë thirrje për vaksinim dhe për bartje të maskës në ambiente të mbyllura.
46 minuta më parë
07:29
46 minuta më parë
07:29
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq do udhëtojë sot për vizitë zyrtare në Beograd.
Abazoviq do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministren serbe dhe kryeparlamentarin e Serbisë.
Ndërkohë Vuçiqi ka thënë se me të do të diskutojnë të gjitha temat.
“Presim një vizitë të mirë, me Dritan Abazoviqin do të diskutojmë të gjitha temat e rëndësishme”, ka thënë Vuçiq.
8 orë më parë
00:14
8 orë më parë
00:14
8 orë më parë
23:57
8 orë më parë
23:57
Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut, sipas Miroslav Lajcak, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, i ftuar në emisionin KallxoPernime.
Edhe nëse Kosova dëshiron të jetë pjesë e dialogut, i takon Kosovës ta propozojë dhe më pas të shohë nëse Serbia pajtohet, tha ai. Ai shtoi se i takon palëve të vendosin se çfarë është në rend dite.
Ndërkaq, Miroslav Lajçak ka diskutuar për listën e detyrave që qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë ende nuk i kanë kryer.
"Unë i kam dy lista, një për Qeverinë e Kosovës dhe një për atë të Serbisë, por partnerët e mi veç e dinë mirë këtë listë, dhe e azhurnoj rregullisht. Nuk dua ta prezantoj këtë listë publikisht, atë e ndaj vetëm me shtetet anëtare, dhe kur flasim me to, në rastin e Serbisë e kemi Kapitullin 35, ndërsa kemi mekanizma të tjerë për Kosovën, por nuk dua të flasë sepse nuk dua që kjo të shndërrohet në fushë futbolli në diskursin politik", tha Lajçak në KallxoPernime.
8 orë më parë
23:53
8 orë më parë
23:53
S P O R T
Angel Di Maria mund të quhet lojtari më i ri i Juventusit sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve të lojtarëve, Gianluca Di Marzio.
Në fund, argjentinasi ka vendosur që ta pranojë ofertën e Juventusit. Sipas Di Marzios, ai gjatës javës së ardhshme do t'u nënshtrohet testeve mjekësore, duke u zyrtarizuar edhe si lojtar i Juventusit. Te "zonja e vjetër" Di Maria do të përfitojë 6 milionë euro në vit, ndërkaq kohëzgjatja e kontratës do të jetë një vjeçare.
8 orë më parë
23:34
8 orë më parë
23:34
B O T Ë
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson ka mirëpritur marrëveshjen me Turqinë, me anë të së cilës është zhbllokuar procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.
Andersson e ka cilësuar marrëveshjen si një “hap të rëndësishëm”, duke thënë se:
"Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit dhe si anëtarë të NATO-s, këtë do ta bëjmë gjithashtu në bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë".
Ajo tha gjithashtu se autoritetet suedeze po punonin në lidhje me kërkesat për ekstradim nga Turqia në përputhje me ligjin vendas dhe evropian.
8 orë më parë
23:30
8 orë më parë
23:30
SPORT
Federata Italiane e Futbollit ka bërë të ditur se nëse dy skuadra kanë pikë të barabarta në garën për titull, do të zhvillojnë edhe një ndeshje mes tyre, ku pastaj aty do vuloset kampioni.
Në të kaluarën, fituesi i titullit në rast që dy skuadra kanë pasur pikë të barabarta është vulosur duke shikuar ndeshjet mes vete dhe pastaj golaverazhin, por kjo nuk do të qëndrojë më.
Që nga edicioni 2022/23, Federata Italiane ka konfirmuar se do të ketë edhe një ndeshje gjithmonë nëse dy liderët kanë pikë të barabarta.
Përpos kësaj, nëse zhvillohet ky takim, nuk do të ketë kohë shtesë - mirëpo do vazhdojnë direkt në penallti në rast që s'ka fitues brenda 90 minutave.
Për Italinë, kjo nuk është hera e parë që aplikohet ky rregull, pasi ishte para shumë dekadave, më saktësisht në vitin 1964 (atë kohë Bologna mposhti 2-0 Interin).
8 orë më parë
23:22
8 orë më parë
23:22
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së duhet të pastrohet dhe ky proces duhet të fillojë sa më pare.
“Përgjegjësinë për këtë proces e kemi bashkërisht si institucione. Ministria e Drejtësisë do të ndihmojë në çfarëdo instance që bëhet dhe të delegojë një përfaqësues. Listat e veteranëve duhet të pastrohen. Ne pajtohemi se nuk i kemi pasur 60 mijë veteranë. Do të donim t’i kishim, por si kemi pasur. I kemi pasur rreth 20 mijë. Nuk e di që dikush mundet sot të deklarojë se kanë qenë 60 mijë veteranë luftëtarë”, ka theksuar Haxhiu në RTK.
Ajo ka thënë se verifikimi është shumë i lehtë dhe mund të bëhet nëpërmjet komandantëve të zonave, por në këtë proces kontributin e tyre, sipas Haxhiut duhet ta japin edhe vetë veteranët e vërtetë.
8 orë më parë
23:17
8 orë më parë
23:17
B O T Ë
Pas marrëveshjes mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, ka thënë se ky zgjerimi i planifikuar i NATO-s, do të thotë se Putini po merr të kundërtën e asaj që ai ka dashur.
Duke folur në një konferencë në Madrid përpara një samiti, ai tha se dyert e NATO-s ishin të hapura për anëtarët e rinj - që do të thotë se përpjekjet ruse për të ndaluar zgjerimin e saj kishin dështuar.
"Ai donte më pak NATO - tani po merr më shumë NATO në kufijtë e saj. Pra, ajo që ai merr është në të vërtetë e kundërta e asaj që ai kërkoi, dhe kjo ishte që NATO të mbyllte dyert e saj."
9 orë më parë
23:12
9 orë më parë
23:12
Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka konfirmuar se në orët e mbrëmjes në fshatin Kryshec janë dëgjuar të shtëna armësh.
Nga kjo ngjarje, dy persona kanë pësuar lëndime, kurse njëri nga të lënduarit është dërguar për në QKUK.
“Sot rreth ores 20:55 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës.
Gjatë asaj përleshje është përdorur arma e zjarrit, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës, ndërkaq pastaj njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, kanë thënë nga Policia.
9 orë më parë
22:53
9 orë më parë
22:53
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit në rrugën "Agim Ramadani" në kryeqytet, ku një veturë ka shkelur dy vajza këmbësore.
Siç thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, të njëjtave u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në komunikatën e policisë.
9 orë më parë
22:49
9 orë më parë
22:49
Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vendin e pestë në garën e snajperistëve të mbajtur në Egirdir të Turqisë.
“Kjo garë çdo vit mbledh shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre elite të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.
Gara u zhvillua në disiplina të ndryshme si: qitje nga pjerrësitë, qitje nga barka, qitje nga helikopteri, qitje dyshe, qitje nga barrikada, navigim ditën dhe natën, qitje me revole, fshehje dhe gjetjen e armikut etj.
9 orë më parë
22:46
9 orë më parë
22:46
B O T Ë
Vendet perëndimore e kanë mirëpritur lajmin se Turqia ka hequr dorë nga kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, e ka cilësuar lajmin si “fantastik”, duke thënë se, "anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do ta bëjë aleancën tonë të shkëlqyer më të fortë dhe më të sigurt."
Ndërsa, sipas një zyrtari nga Shtëpia e Bardhë, edhe presidenti i ShBA-së Joe Biden e ka mbështetur marrëveshjen duke thënë se “vendimi shënon një ndryshim të rëndësishëm për sigurinë”.
9 orë më parë
22:39
9 orë më parë
22:39
S P O R T
Skuadra minatore, Trepça '89, po vazhdon ta përforcojë organikën e saj para se të fillojë edicioni i ri i Superligës së Kosovës.
Para pak çastësh, Erdin Dushi u konfirmua si afrimi më i ri. Ai vjen pas një sezoni ku ka treguar paraqitje relativisht solide me Drenicën. Dushi mund të luajë në dy pozita të mbrojtjes, si qendërmbrojtjes dhe mbrojtës i krahut të djathtë.
9 orë më parë
22:30
9 orë më parë
22:30
SPORT
Ylli i Superligës së Kosovës, Mendurim Hoti ka qenë protagonist në një përleshje gjatë një ndeshje në turne amator.
Futbollisti i Prishtinës ishte arsyeja që nisi problemi, duke goditur me kokë kundërshtarin e pastaj që eskaloi situata me plot persona që hynë në fushë.
Shkak i këtij sherri edhe transmetimi i finales është ndërprerë dhe faqja e fshiu plotësisht.
Më poshtë mund të shihni momentin:
9 orë më parë
22:19
9 orë më parë
22:19
Një veturë ka shkelur dy vajza në rrugën "Agim Ramadani" në kryeqytet.
Siç raporton Sinjali, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse sipas raportimeve të mediumit në fjalë, vajzat janë në gjendje të rëndë.
Më poshtë edhe pamjet, teksa mbetet të shihet se cilat do të jenë më të rejat.
Nacionale do t'ju raportojmë në kohë reale për çdo risi eventuale.