Live

LIVE:

Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi asnjëherë s'është propozuar në dialog

Përditësuar 12 minuta më parë

Lajçak: Çështja e shqiptarëve në Serbi asnjëherë s'është propozuar në dialog

Miroslav Lajçak / Emisar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi

<b>Krasniqi: </b> Mosliberalizimi i vizave duhet t’i turpërojë zyrtarët e BE-së

Krasniqi: Mosliberalizimi i vizave duhet t’i turpërojë zyrtarët e BE-së

Gazeta Nacionale

12 minuta më parë

08:26

12 minuta më parë

08:26

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mosliberalizimi i vizave për kosovarët duhet t’i turpërojë të gjithë zyrtarët e Bashkimit Evropian.

Krasniqi për Ekonomia Online, ka thënë se ka shpresë  që deri në fund të vitit mund të merret një vendim favorizues për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.

“Unë jam deklaruar disa herë për këtë çështje dhe kohëve të fundit edhe kur është krijuar kjo bindja se mund të ndodhë diçka në samitin e BE-së Ballkan perëndimor dhe unë kam thënë se nuk ka shpresë që një gjë e tillë do të ndodhë në këtë rast. Por kam shpresë që deri në fund të vitit mund të merret një vendim favorizues por nuk mund të them me siguri sepse tashmë janë bërë vite e vite që ne kemi plotësuar kushtet, i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë siç na kanë thënë dhe nga ana e Bashkimit Evropian nuk kemi marrë vendimet meritore”, ka thënë Krasniqi për EO.

<b>Sulm me raketa</b>  në Mykolaiv, të paktën tre të vrarë

Sulm me raketa në Mykolaiv, të paktën tre të vrarë

Gazeta Nacionale

35 minuta më parë

08:03

35 minuta më parë

08:03

B O T Ë

Së paku tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur të mërkurën nga një sulm rus me raketa në një ndërtesë banimi të qytetit jugor ukrainas, Mykolaiv, sipas autoriteteve lokale.

Kryetari i qytetit, Oleksandr Senkevych, tha se tetë raketa e kanë goditur Mykolaivin dhe u bëri thirrje banorëve që të evakuohen. Ai tha se ndërtesa duket se është goditur nga raketa e tipit “X-55”.

Në një fotografi të publikuar në rrjete sociale shihet tymi duke dalë nga ndërtesa e dëmtuar.

<b>Sot parashihen temperatura</b> të larta, ekspertët kanë një apel për ju

Sot parashihen temperatura të larta, ekspertët kanë një apel për ju

Gazeta Nacionale

43 minuta më parë

07:55

43 minuta më parë

07:55

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këshillon t’i shmangeni kontaktit direkt të rrezeve të diellit dhe aktiviteteve fizike sot dhe nesër, pasi parashikohet mot shumë i nxehtë.IHMK njoftoi të martën për temperatura deri në 34 gradë Celsius gjatë së mërkurës dhe së enjtes.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

“Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, stmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.”, thuhet tutje në njoftimin e Institutit.

<b>Edhe Xhafer</b> Tahiri i LDK-së shkon në haxh

Edhe Xhafer Tahiri i LDK-së shkon në haxh

Gazeta Nacionale

47 minuta më parë

07:51

47 minuta më parë

07:51

Ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka vendosur që këtë vit të marrë rrugën për të kryer pelegrinazhin e haxhit.

Fotografinë nga aeroporti i Prishtinës e ka publikuar vëllai i tij, Ahmet Tahiri, ku shihet edhe Xhafer Tahiri i veshur me rroba që janë të parapara për haxh.

Përveç tij edhe deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka udhëtuar për në haxh.

“Haxhi 2022”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

<b>Lajçak përfundon</b> vizitën në Kosovë, sot u adresohet mediave

Lajçak përfundon vizitën në Kosovë, sot u adresohet mediave

Gazeta Nacionale

47 minuta më parë

07:51

47 minuta më parë

07:51

Emisari i BE-së Miroslav Lajçak, do të përfundojë sot vizitën tre ditore në Kosovë.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor do t’u adresohet gazetarëve mëngjesin e sotëm për të përmbledhur rezultatet e vizitës.

Lajçak konferencën do ta mbajë në ora 09:45 në Shtëpinë e Evropës.

Kujtojmë se Lajçak, gjatë vizitës në Kosovë ka takuar kryeministrin Albin Kurti si dhe liderët opozitarë në vend.

Pas Kosovës, ai do të niset për në Beograd ku do të qëndrojë deri më 1 korrik.

<b>Situata me Covid: </b> Rritet numri i rasteve aktive në Kosovë

Situata me Covid: Rritet numri i rasteve aktive në Kosovë

Gazeta Nacionale

53 minuta më parë

07:45

53 minuta më parë

07:45

Në ditët e fundit në Kosovë është rritur lehtë numri i rasteve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 322.

MSH njofton se nga coronavirusi janë shëruar 225,411 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140.MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 63 persona.

Numri i të vaksinuarve me dy dozat deri tani është 823.696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese është 103.167.Ndërkaq, numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.463.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik javën ka lëshuar një komunikatë ku ka bërë thirrje për vaksinim dhe për bartje të maskës në ambiente të mbyllura.

<b>Abazoviq</b> sot takohet me Vuçiqin

Abazoviq sot takohet me Vuçiqin

Gazeta Nacionale

1 orë më parë

07:29

1 orë më parë

07:29

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq do udhëtojë sot për vizitë zyrtare në Beograd.

Abazoviq do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministren serbe dhe kryeparlamentarin e Serbisë.

Ndërkohë Vuçiqi ka thënë se me të do të diskutojnë të gjitha temat.

Presim një vizitë të mirë, me Dritan Abazoviqin do të diskutojmë të gjitha temat e rëndësishme”, ka thënë Vuçiq.

<b>Parashikimi</b> i motit për sot, nesër dhe pasnesër

Parashikimi i motit për sot, nesër dhe pasnesër

Gazeta Nacionale

8 orë më parë

00:14

8 orë më parë

00:14

Sot dhe nesër pritet të mbretërojë mot kryesisht i nxehtë.
 
Këtë e ka bërë të ditur edhe "Prishtina Weather". Nesër poashtu, ka gjasa për bubullima.
 
Më poshtë edhe parashikimi për dy ditët e fundit të muajit qershor dhe të premten e 1 korrikut.
 
29.06 - Nxehtë e kryesisht me diell.
 
30.06 - Kryesisht me diell dhe më nxehtë. Pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima.
 
1.07 - Mbetet nxehtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites mundësi për rrebeshe e bubullima.
<b>Lajçak për dialogun:</b> I takon Kosovës ta propozojë dhe më pas të shohë nëse Serbia pajtohet

Lajçak për dialogun: I takon Kosovës ta propozojë dhe më pas të shohë nëse Serbia pajtohet

Gazeta Nacionale

8 orë më parë

23:57

8 orë më parë

23:57

Çështja e shqiptarëve në Serbi nuk ka qenë asnjëherë pjesë e dialogut, sipas Miroslav Lajcak, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, i ftuar në emisionin KallxoPernime.

Edhe nëse Kosova dëshiron të jetë pjesë e dialogut, i takon Kosovës ta propozojë dhe më pas të shohë nëse Serbia pajtohet, tha ai. Ai shtoi se i takon palëve të vendosin se çfarë është në rend dite.

Ndërkaq, Miroslav Lajçak ka diskutuar për listën e detyrave që qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë ende nuk i kanë kryer.

"Unë i kam dy lista, një për Qeverinë e Kosovës dhe një për atë të Serbisë, por partnerët e mi veç e dinë mirë këtë listë, dhe e azhurnoj rregullisht. Nuk dua ta prezantoj këtë listë publikisht, atë e ndaj vetëm me shtetet anëtare, dhe kur flasim me to, në rastin e Serbisë e kemi Kapitullin 35, ndërsa kemi mekanizma të tjerë për Kosovën, por nuk dua të flasë sepse nuk dua që kjo të shndërrohet në fushë futbolli në diskursin politik", tha Lajçak në KallxoPernime.

<b>Juventus siguron Di Marian,</b>  mësohet kur lojtari do t'u nënshtrohet testeve mjekësore

Juventus siguron Di Marian, mësohet kur lojtari do t'u nënshtrohet testeve mjekësore

Gazeta Nacionale

8 orë më parë

23:53

8 orë më parë

23:53

S P O R T


Angel Di Maria mund të quhet lojtari më i ri i Juventusit sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve të lojtarëve, Gianluca Di Marzio.

Në fund, argjentinasi ka vendosur që ta pranojë ofertën e Juventusit. Sipas Di Marzios, ai gjatës javës së ardhshme do t'u nënshtrohet testeve mjekësore, duke u zyrtarizuar edhe si lojtar i Juventusit. Te "zonja e vjetër" Di Maria do të përfitojë 6 milionë euro në vit, ndërkaq kohëzgjatja e kontratës do të jetë një vjeçare.

<b>Suedia</b> pas marrëveshjes me Turqinë: Do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit

Suedia pas marrëveshjes me Turqinë: Do të vazhdojmë luftën kundër terrorizmit

Miranda Shala

9 orë më parë

23:34

9 orë më parë

23:34

B O T Ë

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson ka mirëpritur marrëveshjen me Turqinë, me anë të së cilës është zhbllokuar procesi i anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Andersson e ka cilësuar marrëveshjen si një “hap të rëndësishëm”, duke thënë se:

"Ne do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit dhe si anëtarë të NATO-s, këtë do ta bëjmë gjithashtu në bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë".

Ajo tha gjithashtu se autoritetet suedeze po punonin në lidhje me kërkesat për ekstradim nga Turqia në përputhje me ligjin vendas dhe evropian.

<b>Rregull i ri në Seria,</b>  kështu do vendoset titulli nëse dy liderët kanë pikë të barabarta

Rregull i ri në Seria, kështu do vendoset titulli nëse dy liderët kanë pikë të barabarta

Gazeta Nacionale

9 orë më parë

23:30

9 orë më parë

23:30

SPORT

Federata Italiane e Futbollit ka bërë të ditur se nëse dy skuadra kanë pikë të barabarta në garën për titull, do të zhvillojnë edhe një ndeshje mes tyre, ku pastaj aty do vuloset kampioni.

Në të kaluarën, fituesi i titullit në rast që dy skuadra kanë pasur pikë të barabarta është vulosur duke shikuar ndeshjet mes vete dhe pastaj golaverazhin, por kjo nuk do të qëndrojë më.

Që nga edicioni 2022/23, Federata Italiane ka konfirmuar se do të ketë edhe një ndeshje gjithmonë nëse dy liderët kanë pikë të barabarta.

Përpos kësaj, nëse zhvillohet ky takim, nuk do të ketë kohë shtesë - mirëpo do vazhdojnë direkt në penallti në rast që s'ka fitues brenda 90 minutave.

Për Italinë, kjo nuk është hera e parë që aplikohet ky rregull, pasi ishte para shumë dekadave, më saktësisht në vitin 1964 (atë kohë Bologna mposhti 2-0 Interin).

<b>Haxhiu:</b> Listat duhet të pastrohen, s’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë veteranë

Haxhiu: Listat duhet të pastrohen, s’janë 60 mijë, por rreth 20 mijë veteranë

Gazeta Nacionale

9 orë më parë

23:22

9 orë më parë

23:22

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se lista e veteranëve të UÇK-së duhet të pastrohet dhe ky proces duhet të fillojë sa më pare.

 “Përgjegjësinë për këtë proces e kemi bashkërisht si institucione. Ministria e Drejtësisë do të ndihmojë në çfarëdo instance që bëhet dhe të delegojë një përfaqësues. Listat e veteranëve duhet të pastrohen. Ne pajtohemi se nuk i kemi pasur 60 mijë veteranë. Do të donim t’i kishim, por si kemi pasur. I kemi pasur rreth 20 mijë. Nuk e di që dikush mundet sot të deklarojë se kanë qenë 60 mijë veteranë luftëtarë”, ka theksuar Haxhiu në RTK.

Ajo ka thënë se verifikimi është shumë i lehtë dhe mund të bëhet nëpërmjet komandantëve të zonave, por në këtë proces kontributin e tyre, sipas Haxhiut duhet ta japin edhe vetë veteranët e vërtetë.

<b>Shefi i NATO-s: </b> Putini po merr të kundërtën e asaj që donte

Shefi i NATO-s: Putini po merr të kundërtën e asaj që donte

Miranda Shala

9 orë më parë

23:17

9 orë më parë

23:17

B O T Ë

Pas marrëveshjes mes Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg, ka thënë se ky zgjerimi i planifikuar i NATO-s, do të thotë se Putini po merr të kundërtën e asaj që ai ka dashur.

Duke folur në një konferencë në Madrid përpara një samiti, ai tha se dyert e NATO-s ishin të hapura për anëtarët e rinj - që do të thotë se përpjekjet ruse për të ndaluar zgjerimin e saj kishin dështuar.

"Ai donte më pak NATO - tani po merr më shumë NATO në kufijtë e saj. Pra, ajo që ai merr është në të vërtetë e kundërta e asaj që ai kërkoi, dhe kjo ishte që NATO të mbyllte dyert e saj."

<b>Të shtëna</b> armësh në Pejë, plagosen dy persona - Flasin nga Policia

Të shtëna armësh në Pejë, plagosen dy persona - Flasin nga Policia

Muharrem Kafexhiu

9 orë më parë

23:12

9 orë më parë

23:12

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka konfirmuar se në orët e mbrëmjes në fshatin Kryshec janë dëgjuar të shtëna armësh.

Nga kjo ngjarje, dy persona kanë pësuar lëndime, kurse njëri nga të lënduarit është dërguar për në QKUK.

“Sot rreth ores 20:55 Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Kryshec të komunës së Pejës.

Gjatë asaj përleshje është përdorur arma e zjarrit, ku dy persona kanë pësuar lëndime. Fillimisht të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës, ndërkaq pastaj njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, kanë thënë nga Policia. 

<b>Policia</b> jep detaje për rastin në kryeqytet ku një veturë shkeli dy këmbësore

Policia jep detaje për rastin në kryeqytet ku një veturë shkeli dy këmbësore

Muharrem Kafexhiu

9 orë më parë

22:53

9 orë më parë

22:53

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit në rrugën "Agim Ramadani" në kryeqytet, ku një veturë ka shkelur dy vajza këmbësore.

Siç thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, të njëjtave u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë  një  veturë dhe dy këmbësore,  të cilat kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtave u është ofruar trajtimi i  nevojshëm mjekësor.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me  rrethanat e këtij aksidenti”, thuhet në komunikatën e policisë.

 

<b>“Shqiponjat e Kosovës”,</b>  ekipi i snajperistëve të FSK rëndiet e pesta në garën për qitje

“Shqiponjat e Kosovës”, ekipi i snajperistëve të FSK rëndiet e pesta në garën për qitje

Gazeta Nacionale

9 orë më parë

22:49

9 orë më parë

22:49

Ekipi i snajperistëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës është renditur në vendin e pestë në garën e snajperistëve të mbajtur në Egirdir të Turqisë.

“Kjo garë çdo vit mbledh shume ekipe nga shtete të ndryshme të botës për të garuar me ekipet e tyre elite të snajperistëve, kjo garë përveç qëllimit garues kishte për qëllim njohjen, marrjen dhe shkëmbimin e njohurive të reja nga snajperistët pjesëmarrës”, thuhet në njoftim.

Gara u zhvillua në disiplina të ndryshme si: qitje nga pjerrësitë, qitje nga barka, qitje nga helikopteri, qitje dyshe, qitje nga barrikada, navigim ditën dhe natën, qitje me revole, fshehje dhe gjetjen e armikut etj.

 

<b>Liderët e Perëndimit</b> mirëpresin marrëveshjen mes Turqisë, Finlandës e Suedisë

Liderët e Perëndimit mirëpresin marrëveshjen mes Turqisë, Finlandës e Suedisë

Miranda Shala

9 orë më parë

22:46

9 orë më parë

22:46

B O T Ë

Vendet perëndimore e kanë mirëpritur lajmin se Turqia ka hequr dorë nga kundërshtimet e saj ndaj anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake të NATO-s.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, e ka cilësuar lajmin si “fantastik”, duke thënë se, "anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës do ta bëjë aleancën tonë të shkëlqyer më të fortë dhe më të sigurt."

Ndërsa, sipas një zyrtari nga Shtëpia e Bardhë, edhe presidenti i ShBA-së Joe Biden e ka mbështetur marrëveshjen duke thënë se “vendimi shënon një ndryshim të rëndësishëm për sigurinë”.

<b>Zyrtare: Trepça '89 </b> përforcohet me mbrojtësin Erdin Dushi

Zyrtare: Trepça '89 përforcohet me mbrojtësin Erdin Dushi

Gazeta Nacionale

9 orë më parë

22:39

9 orë më parë

22:39

S P O R T

Skuadra minatore, Trepça '89, po vazhdon ta përforcojë organikën e saj para se të fillojë edicioni i ri i Superligës së Kosovës.

Para pak çastësh, Erdin Dushi u konfirmua si afrimi më i ri. Ai vjen pas një sezoni ku ka treguar paraqitje relativisht solide me Drenicën. Dushi mund të luajë në dy pozita të mbrojtjes, si qendërmbrojtjes dhe mbrojtës i krahut të djathtë. 

 

<b>Mendurim Hoti</b>  me gjest të pahijshëm, rrahet në një turne amator

Mendurim Hoti me gjest të pahijshëm, rrahet në një turne amator

Gazeta Nacionale

10 orë më parë

22:30

10 orë më parë

22:30

SPORT

Ylli i Superligës së Kosovës, Mendurim Hoti ka qenë protagonist në një përleshje gjatë një ndeshje në turne amator.

Futbollisti i Prishtinës ishte arsyeja që nisi problemi, duke goditur me kokë kundërshtarin e pastaj që eskaloi situata me plot persona që hynë në fushë.

Shkak i këtij sherri edhe transmetimi i finales është ndërprerë dhe faqja e fshiu plotësisht.

Më poshtë mund të shihni momentin:

1
1