Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pasi eksponentë të Vetëvendosjes, sulmuan vendimin e Gjykatës e cila dënoi deputeten Jetmire Vrenezi.
Mytaher Haskuka, Artan Abrashi, e zyrtarë të lartë të VV-së, kërkuan Vetting, dhe i dolën në mbrojtje deputetes, e cila u dënua me 3 vite burgim për keqpërdorim të detyrës.
Ehat Miftaraj ka thënë se komentimet e tilla, e dëmtojnë rëndë vetë procesin e Vettingut.
POSTIMI I MIFTARAJT:
Komentimi i vendimeve gjyqesore (te drejta, te padrejta, te bazuara, te pabazuara) nga ana e partive politike eshte nderhyrje e drejteperdrejte ne pavaresine e sistemit gjyqesor.
Komisioni Evropian permes raportit te progresit jo rastesisht i potencon cdo vit si probleme serioze politizimin dhe nderhyrjet e politikes ne sistemin gjyqesor ne Kosove.
Padyshim se Vettingu ska alternative, por se me deklarata te tilla politike, partia ne pushtet nuk i ndihmon fare kerkeses popullore dhe nevojes per Vetting ne sistemin gjyqesor dhe prokurorial, perkundrazi po e demton ate rende.
P.S. IKD ne vazhdimesi ka kerkuar nga partite politike qe mos te propozojne ne lista per deputete, kandidate te akuzuar per korrupsion. Andaj, kur sot iu denohen deputetet per vepra penale korruptive, llogari duhet kerkuar nga Kryetari i partise, kryesia e partise dhe edhe vet keshilli i pergjithshem. Qeverisja me duar te pastra nuk matet me deklarata politike por me veprime.