Adriatik Kelmendi: Bashkimi Evropian në shërbim të Putinit nëse nuk liberalizohen vizat

Baraliu: I dashur Albin, realiteti duhet pranuar në tërësi

Gazeta Nacionale

5 ditë më parë

21:50

5 ditë më parë

21:50

Analisti, Bleron Baraliu, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar rreth deklaratës së Kurtit sot në Kuvend i cili tha se “E bëj minimumin e pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit”.

Sipas Baraliut, realiteti duhet pranuar si tërësi.

“Nuk kemi problem me pranimin e realitetit, pa fare minimum.  Në fakt, logjikisht, realiteti duhet pranuar në tërësi, siç është, përndryshe jemi në mohim të së vërtetës (eng. denial), dhe kjo nuk i bënë mirë askujt...”, ka shkruar Baraliu.

Baraliu thotë se lufta për optimizim të mirëqenies së nuk mund të prangoset nga miopizmi politik karshi realiteteve të krijuara në parë.

“Nuk është thjeshtë çështje caqesh që justifikojnë mënyrat, sepse mënyrat kanë peshën e vet caqeve - por është gatishmëria të përmbysin gjthçka të papranueshme pa kalkuluar me frikë e ngurrim karshi rreziqeve të supozuara.”, ka shkruar ndër tjerash Baraliu.

<b></b> Adriatik Kelmendi: Bashkimi Evropian në shërbim të Putinit nëse nuk liberalizohen vizat

Adriatik Kelmendi: Bashkimi Evropian në shërbim të Putinit nëse nuk liberalizohen vizat

Lirim Krasniqi

5 ditë më parë

20:52

5 ditë më parë

20:52

Gazetari Adriatik Kelmendi ka shkruar në Facebook për çështjen e liberalizimit të vizave.

Sipas Kelmendit, Bashkimi Evropian është në shërbim të Putinit dhe Rusisë nëse nuk liberalizohen vizat për Kosovën.

Kujtojmë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.

Qeveria e Kosovës thotë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsejtë 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.

Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve.

Ky është postimi i tij në Facebook:

<b></b> Syla: Gërrnaça nëse mundeni merrne edhe Albin Kurtin me veti kah të ktheheni te shtëpia

Syla: Gërrnaça nëse mundeni merrne edhe Albin Kurtin me veti kah të ktheheni te shtëpia

Gazeta Nacionale

5 ditë më parë

18:00

5 ditë më parë

18:00

Gazetari Valon Syla, ka ngacmuar edhe njëherë mërgimtarët, kësaj here Syla ka kërkuar nga ta, kur të kthehen tek vendet ku jetojnë ta marrin me vete kryeministrin Kurti.
Gjithashtu Syla ka thënë se mërgimtarët duhet ta marin me vete edhe ministren Gërvalla, sepse sipas tij i bëri horë.

Postimi i plotë i Sylës:

<b></b> Agon Maliqi: Në Ballkanin e sunduar prej nacionalizmit folklorik, na tradhëtarët e kena jetën e vështirë

Agon Maliqi: Në Ballkanin e sunduar prej nacionalizmit folklorik, na tradhëtarët e kena jetën e vështirë

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

16:55

6 ditë më parë

16:55

Analisti politik, Agon Maliqi, ka ironizuar me situatën politike në vend, sidomos pas nënshkrimit të udhërrëftesit për pagesën e rrymës në veri të vendit.
Maliqi, thotë se në ballkan ku nacionalizmi folklorik sundon, ne tradhëtarët e kemi jetën pak të vështirë, por që sipas tij, mandej vjen njëfarë lezeti kur të dalin fjalët tona.
Maliqi duket se aludon në kundërshtinë e Vetëvendosjes për marrëveshjen për energjinë në very, të vitit 2013 rrespektivisht 2015, kur partia tash në pushtet i quanin tradhëtar, liderët e atëhrshëm, por që të njejtit nënshkruan një udhërëfyes për zbatimin e po të njejtave marrëveshje.

Postimi i plotë i Maliqit

<b></b> Haliti: Kurti po synon përçarje të mëdha në shoqëri

Haliti: Kurti po synon përçarje të mëdha në shoqëri

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

16:27

6 ditë më parë

16:27

Opinionisti Afrim Haliti ka vlerësuar se Albin Kurti për një kohë të gjatë po e shndërron të vërtetën në predikament, nga i cili, sipas tij, shoqëria kosovare do ta pësojë për shumë kohë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është shumë e rrezikshme kur ai i jep vetës të drejtën që të krijojë të vërteta të reja që në fakt nuk janë të vërteta.

Në këtë mënyrë ai po mundohet që ta shndërrojë të vërtetën në mit.  Kjo për të është shumë e rëndësishme sepse si e tillë e vërteta e tij pastaj nuk lidhet fare me ndonjë gjë reale.  Ajo bëhet thjeshtë vetëm një manifestim i fuqisë. Pra, ajo që ka bërë dhe vazhdon ta bëjë Albin Kurti, krejt qëllimisht, si një strategji politike për të fituar zgjedhjet dhe për të mbajtur pushtetin, është krijimi i përçarjeve të mëdha dhe ndarje të rrezikshme afatgjate në tërë shoqërinë kosovare”, ka shkruar Haliti.

<b></b> Uk Lushi: Albin Kurti, mos u bëj matrapaz, mos i nënshkruaj marrëveshjet nëse janë të dëmshme

Uk Lushi: Albin Kurti, mos u bëj matrapaz, mos i nënshkruaj marrëveshjet nëse janë të dëmshme

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

15:06

6 ditë më parë

15:06

Analisti nga Amerika, Uk Lushi, ka bërë thirrje ndaj kryeministrit, Albin Kurti që të mos bëhet ‘matrapaz’.

Lushi ka kërkuar nga Kurti që të mos nënshkruaj marrëveshje nëse e di që ato janë të dëmshme sepse siç thotë ai “ti je më i keq se ata që bëjnë gabime dhe dëme nga padijenia”.

Më tej, Lushi ka thënë retorika e Kurti nuk kalon dhe se mund të rrëzohet nga pushteti aq shpejt sa do të çuditet.

Shkrimi i plotë i z. Lushi:

Albin Kurti, mos u bëj matrapaz!

Nëse diçka është e keqe mos e nënshkruaj. Mos e dëmto me dorën tënde interesin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Mos shit dokrra retorike. Të kemi vendosur në krye të ndryshosh gjërat dhe t'i bësh më mirë. Nuk mundesh, e pakta dorëhiqu me nder. Patrioti kur nuk mundet, jep dorëheqje. Nëse e di që diçka është e dëmshme dhe po e nënshkruan ti je më i keq se ata që bëjnë gabime dhe dëme nga padijenia.

Mjaft me tentim justifikime duke shfrytëzuar vetëm të tjerët dhe vendimet e tyre. Je në pushtet dhe qeveris e merr vendime që janë të mira për vendin dhe shqiptarët. Nuk mund merr kreditin vetëm për vendime që, sipas teje, janë të mira. Duhet të marrish edhe përgjegjësinë për vendime të vështira. Ose mos i merr.

Retorika jote nuk kalon dhe nuk do ta pranojmë. Nëse vazhdon me hedhje hiri në sytë tonë, do të të rrëzojmë aq shpejt sa do të habitesh!

<b></b> Nushi del me një shpjegim për fjalimin e Kurtit në Kuvend, ia përmend lagjen "Marigona Hill"

Nushi del me një shpjegim për fjalimin e Kurtit në Kuvend, ia përmend lagjen "Marigona Hill"

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

13:01

6 ditë më parë

13:01

Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar pas fjalëve të kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen me Serbinë për energjinë.

"Ajo që unë bëj në qeverisje mund të përshkruhet kësisoj: E bëj minimumin e pranimit të realitetit për maksimumin e ndryshimit të realitetit", ka thënë Kurti.

E për këtë fjali të Kurtit, Nushi ka dhënë një shpejgim të cilin e ka lidhur me banesat e ministrave të Kurti në lagjen luksoze “Marigona Hill”.

Me fjale te tjera kjo i bjen keshtu: "Nuk e pranoj realitetin qe m2 ne Marigona Hill kushton 2000€, por e ndryshoj ate realitet duke e blere per 600€ m2".

 

 

 

Jehona Lushaku: Demonizimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e VV ka krijuar përceptim të gabuar tek qytetarët

Jehona Lushaku: Demonizimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e VV ka krijuar përceptim të gabuar tek qytetarët

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

11:12

6 ditë më parë

11:12

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar marrëveshjen e fundit, në mes Kosovës dhe Serbisë.

"Demonizimi i Marrëveshjeve ndërkombëtare pavarësisht përmbajtjeve për vite me radhë nga VV, ka dëmtuar në realitet benefitet e shtetit të Kosovës" shkruan Lushaku-Sadriu.

Më tutje ajo mendon, se ky demonizim ka ndikuar në krijimin e përceptimeve të gabuara tek qytetarëve. 

"Përveq kësaj, ka krijuar përceptime të gabuara të qytetarët, për të ua prezantuar tani pikërisht të njejtat zgjidhje, ato që i kishin bërë qeverite tjera", thekson përfundimisht Lushaku-Sadriu.

<b></b> Mushkolaj: Deklaratat për në linjë të shpejt hekurudhore Fushë Kosovë-Prishtinë, demagogji

Mushkolaj: Deklaratat për në linjë të shpejt hekurudhore Fushë Kosovë-Prishtinë, demagogji

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

10:18

6 ditë më parë

10:18

Analisti Imer Mushkolaj e ka vlerësuar si demagogji deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për tren të shpejt në linjën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo qeveri deri me tani nuk e ka shtruar asnjë  metër asfalt në rrugët magjistrale të Kosovës.

 

Ibrahimi: Kritikat se çfarë ka thënë Kurti më parë, nuk duhet ta ndalin qeverinë të arrijë marrëveshje tjera

Ibrahimi: Kritikat se çfarë ka thënë Kurti më parë, nuk duhet ta ndalin qeverinë të arrijë marrëveshje tjera

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

10:17

6 ditë më parë

10:17

Opinionisti Ilir Ibrahimi, ka thënë se kritikat se çfarë ka thënë kryeministrit Albin Kurti nuk duhet ta ndalin qeverinë që të arrijë marrëveshje të tjera më Serbinë.

Sipas tij, marrëveshja për energjinë është hap drejt arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Lexojeni shkrimin e tij të plotë:

Marrëveshja për energjinë duhet të shihet si hap i parë drejt arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

Kritika se çfarë ka thënë Kurti në të kaluarën, edhe pse valide, nuk duhet ta ndalin qeverinë që të arrijë edhe marrëveshje tjera.

Status Quo është interes i Rusisë. Marrëveshja finale duhet të jetë qëllimi parësor i qeverisë.

<b></b> Latifi për Kurtin: N'opozitë populizmi shkëlqen, në pushtet bëhet gazi i botës

Latifi për Kurtin: N'opozitë populizmi shkëlqen, në pushtet bëhet gazi i botës

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

09:54

6 ditë më parë

09:54

Profesori dhe analisti i politikës, Blerim Latifi ka thënë disa fjalë pas marrëveshjes së nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë për energjinë.

Lafiti duke u ndërlidhur me deklaratat e Albin Kurtit sa ishte në opozitë e që kundërshtontet marrëveshjen, ka thënë se në opozitë populizmi shkëlqen, por në pushtet bëhesh gaz i botës.

Kështu e ka kjo punë: n'opozitë populizmi shkëlqen, i çon peshë zemrat e njerëzve me poezitë e tij epike, ndërkaq, në pushtet bëhet gazi i botës.”, ka shkruar ai.

Ndryshe Kurti dhe pjesëtarë të kabinetit të tij po iu publikohen video e deklarata kur kundërshtonin marrëveshjen për energjinë të cilën e nënshkruan të martën me Serbinë.

<b></b> Zaimi i VV-së thotë se nuk ka kuptim që të kritikohet Kurti për marrëveshjen me Serbinë

Zaimi i VV-së thotë se nuk ka kuptim që të kritikohet Kurti për marrëveshjen me Serbinë

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

07:44

6 ditë më parë

07:44

Ideologu i Vetëvendosjes, Arbër Zaimi, thotë se nuk ka kuptim që të kritikohet Qeveria Kurti për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbië për energjinë.

Zaimi për opozitën dhe analistët të cilët po kritikojnë Qeverinë Kurti ka thënë se obligimet ia kanë lënë vendit qeveritë e kaluara.

Më tej, ai ka shkruar se është e kërkesë e tepruar që Kurti ta ndryshojë të shkuarën.

Shkrimi i plotë i z. Zaimi:

Në Vetëvendosje kemi qenë kritikë edhe ndaj marrëveshjes Tito-Qyprilli, bërë në 1953, por ja që nuk kemi zbuluar ende metoda që na mundësojnë kthimin në 1952 për ta parandaluar.

Opozitarë e analistë, a ka kuptim që po ankoheni për obligimet që ju ia keni lënë vendit me marrëveshjet që i nënshkruat kur ishit në pushtet?

A mos është pakëz e tepruar dëshira juaj që Albin Kurti të ndryshojë edhe të shkuarën, përveçse të ardhmen e Kosovës?

<b></b> Analisti nga Amerika flet për Kurtin, i përmendë edhe pampersat

Analisti nga Amerika flet për Kurtin, i përmendë edhe pampersat

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

23:58

6 ditë më parë

23:58

Analisti Bleron Baraliu, ashtu siç nuk pritej, ka thumbuar kryeministrin Kurti pas marrëveshjes së sotme të energjisë mes Kosovës e Serbisë.

Madje ai ka shkuar deri në atë masë sa të marrë shembuj ku politikanët relativizohen me pampersat.

"Sikurse Rugovën e kanë 'amnistuar' veprat e komandantëve politikanë, kam frikë hipokrizitë e qeverisë së sotme do i bëjnë ata të kaluarit të duken si trëndafila", shkroi mes tjerash Baraliu në "Facebook".

Më poshtë edhe postimi i plotë.

  •  
  •  
 

<b></b> Maliqi: Lajm i mirë që qeveria ka reflektuar për dialog, me popullizëm kemi humur kohë

Maliqi: Lajm i mirë që qeveria ka reflektuar për dialog, me popullizëm kemi humur kohë

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

23:57

6 ditë më parë

23:57

Analisti Agon Maliqi, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se është “lajm i mirë” që qeveria ka reflektuar mbi dialogun.

“Tash nuk duhet ta zgjasë shumë këtë muhabet (sepse me popullizëm kemi humbur shumë kohë) dhe nuk duhet t’i japë hapësirë Vuçiqit të shitet konstruktiv me marrëveshje të pjesshme, por të insistojë në “big bang”, ka shkruar ai.

Sipas Maliqit, njoha reciproke duhet të jetë kërkesa kryesore e Kosovës, dhe oferta e Kosovës të jetë një “Asociacion i butë”.

“Oferta e Kosovës për këtë lloj të marrëveshjes mund të jetë një Asociacion i butë që e integron sistemin aktual paralel të shëndetësisë dhe arsimit, si dhe pjesëmarrja në treg rajonal (e cila ashtu kështu është interes i yni). Me këtë formulë Kosova e fiton zhbllokimin e perspektivës euroatlantike, e ruan funksionalitetin e shtetit dhe e thellon integrimin ekonomik dhe politik me shqiptarët në rajon”, ka shkruar ndër tjerash Maliqi.

<b></b> Mirena për Kurtin: Kur të rrejsh shumë, tani se marrin vesh kur e çka ke rrejt

Mirena për Kurtin: Kur të rrejsh shumë, tani se marrin vesh kur e çka ke rrejt

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

23:57

6 ditë më parë

23:57

Analisti Ilir Mirena, ka shfrytëzuar një “meme”, në lidhje me marrveshjen e Qeveris Kurti më qeverinë e Serbisë për energjinë.

Në fotografinë e Kurtit, të shpërndarë nga Miren, shkruhet se “duhesh më rrejt shumë e dikur se marrin vesh as kur ke rrejt as çka ke rrejt”.

<b></b> Ramadani: VV e filloi si revolucionare, përfundoi e reformuar

Ramadani: VV e filloi si revolucionare, përfundoi e reformuar

Gazeta Nacionale

6 ditë më parë

23:57

6 ditë më parë

23:57

Analisti Shkodran Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria Kurti ia filloj si piromane dhe përfunduan si zjarrfikës.

Ramadani madje ka deklaruar se nuk duhet të çuditemi kur Vetëvendosje të filloj të fillojë të kritikoj lidershipin e ri të PDK-së e LDK-së.

“Shkurt, e nisen si piromane dhe përfunduan si zjarrfikës, si garancia me e mire për riciklimin e politikave dhe gërmadhave te atij qe me fanatizëm dikur e quanin "Regjimi i Vjetër"”, shkroi ai.

1
1