<b></b> Arrestohen biznesmeni kosovar dhe politikani nga Shqipëria, kapen 45 kg kokainë  

Arrestohen biznesmeni kosovar dhe politikani nga Shqipëria, kapen 45 kg kokainë  

16.06.2022 15:25

Policia shqiptare ka arrestuar dy persona nën dyshimin për trafikim me substanca narkotike. Të arrestuarit janë, Arben Ferizi biznesmen nga Kosova, si dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Egert Vargu, i cili vije nga PS-ja.  

Policia ka njoftuar se gjatë këtij aksioni janë kapur 45.5 kilogramë kokainë brenda një ngarkese me mish të paketuar, i cili ka qenë i destinua për Maqedoninë e Veriut.

Ngarkesa kishte ardhur nga Brazili dhe ishte kapur nga policia në portin e Durrësit.

Mediat nga Shqipëria njoftojnë se droga ishte e ndarë në 40 pako të cilat ishin fshehur në një frigorifer brenda kontenjierit. 

Arben Ferizi, rezulton të jetë zëvendës drejtor i kompanisë “Apetit” që vepron në Kosovë dhe merret me përpunimin e produkteve të mishit.

Gjatë ditës Nacionale ka kontaktuar kompaninë “Apetit”, mirëpo ata kanë refuzuar të flasin. 

“Për këtë punë mos na thirrni ma”, ka thënë shkurtazi një punonjëse e kompanisë të cilën e ka kontaktuar gazeta. 

Në anën tjetër, i arrestuari Egert Vargu është politikan në Shqipëri. Ai është zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Tiranë në vitin 2019.

Sipas mediave shqiptare, Këshilli Bashkiak ka refuzuar të komentojë rreth këtij rasti.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, Romina Kuko, i ka thënë Birnit se “se do dilte me një komunikatë për media më vonë’”.   

Kujtojmë se në Shqipëri tashmë ekziston ligji i dekriminalizimit që detyron zyrtarët të deklarojnë precedentët penalë. 

Partia Demokratike ka akuzuar në vazhdimësi Partinë Socialiste për përfshirje në listat politike të personave me të kaluar kriminale. 

Së fundmi, është arrestuar në Itali edhe Agim Kajmaku, ish-kryebashkiak i Vorës u arrestua pak javë më parë në Itali me dyshimin se po transportonte 20 kilogramë kokainë, i cili ka mohuar përfshirjen në trafik të narkotikëve.

Para tij, edhe një kryebashkiak tjetër nga radhët e PS-së është detyruar të tërhiqet nga posti, pasi ka ra ndesh me ligjin e dekriminalizimit. 

 

Tjera nga autori:
1