<b></b> Burgu, aktakuzat e reja dhe dëshmitarët e vdekur - 5 podcastët e Nacionales që parashikuan vendimet 'speciale'

Burgu, aktakuzat e reja dhe dëshmitarët e vdekur - 5 podcastët e Nacionales që parashikuan vendimet 'speciale'

23.05.2022 17:29

Procesi i gjykimit të ish-liderëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale po vazhdon të marrë formë më të detajuar duke përfunduar disa procese, sikurse ai kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt që u dënuan me nga 4 vite e gjysmë burgim, dhe në të njejtën kohë duke përditësuar akuzat e reja ndaj katërshes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Podcast Nacionale në bisedat me gazetarin e Nacionales, Besian Beha, që përcjell detajisht procesin e Speciales, ka sjellë për lexuesit detaje që nuk mund t’i gjeni në mediat e tjera. Ja pesë podcaste që tregojnë saktësinë e burimeve dhe të informacionit që Nacionale ka në raport me procesin që po zhvillohet në Gjykatën Speciale. 

 3 maj - Nacionale e para raporton për përditësim të aktakuzës 
Në fillim të muajit, Nacionale publikoi lajmin për përditësimin e aktakuzës kundër katërshes së ish-UÇK-së, ku Prokuroria Speciale kishte shtuar pika të reja të aktakuzës kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit. Dy ditë më vonë kjo u konfirmua edhe nga vetë Specialja.

 13 maj - Si u shpenzua buxheti i shtetit për krerët e UÇK-së në Hagë 
Nacionale ishte e para dhe e vetmja media në Kosovë që siguroi dokumentet që deri vonë konsideroheshin sekrete shtetërore. Bëhet fjalë për shpenzimet e gati 10 milionë eurove, që i morën avokatët e të akuzuarve në Speciale. Në këtë podcast do të mund të dëgjoni se sa para kanë marrë nga shteti avokatët e secilit të akuzuar. 

 14 maj - Sa para morën familjarët e të akuzuarave në Speciale për vizita 
Një ditë pasi Nacionale raportoi se sa para ishin shpenzuar për avokatët e të akuzuarave në Hagë, u publikuan edhe të dhënat e tjera, për familjarët e të akuzuarave. Se sa para kanë marrë familjarët për vizitat e tyre tek familjarët që gjenden në paraburugim dhe cila familje e cilit lider të UÇK-së nuk mori asnjë cent, e mësoni në këtë podcast. 

 18 maj - Nacionale parashikon saktë dënimin e Haradinajt dhe Gucatit 
Bazuar në ligjet mbi të cilat funksionon Gjykata Speciale, gazetari Besian Beha kishte parashikuar dënimin që krerët e organizatave të dala nga lufta sikurse ajo e veteranëve, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Disa ditë më vonë doli se ata u dënuan po aq. 

 23 maj - Dëshmitarët e vdekur 
Nacionale solli së fundi edhe një tjetër hulumtim që tregon se si shumë dëshmitarë të Speciales kanë vdekur tashmë. Nuk kaloi as një ditë dhe avokati i Kadri Veselit bëri një lapsus duke përmendur emrin e Nazim Bllacës si të vdekur, e më pas e demantoi veten, por ia konfirmoi tekstin Nacionales që tregonte për “dëshmitë e nëntokës në Speciale”.

Tjera nga autori:
1