Detaje nga krimi në Ferizaj: Polici në rroba civile e plagosi të dyshuarin - NACIONALE

Detaje nga krimi në Ferizaj: Polici në rroba civile e plagosi të dyshuarin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Detaje të reja nga krimi në Ferizaj: Polici në rroba civile e plagosi të dyshuarin

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi në Ferizaj.

Jashari në një prononcim për gazetën Nacionale ka treguar se një polic me rroba civile ka qenë rastësisht në vendin e ngjarjes. Jashari ka bërë të ditur se i dyshuari është operuar në spital.

“Personi i dyshuar është në sptial, është operuar. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 1 të mëngjesit. Një person është vra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë fillimisht Jashari.

Polici në rroba civile kishte qëlluar rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e shoqëruar një të dyshuar tjetër për në stacion.

“Personi i dyshuar ka tentuar me ik, aty ka rastis polici në rroba civile, i cili ka qenë duke e transportuar një të dyshuar tjetër në Gjilan. Ai është prezantuar si polic që me u ndal i dyshuari, ai nuk është ndalë. Është rrezikuar edhe polici nga ana e të dyshuarit, dhe është detyruar me shti, e ka godit njëherë në nofull”, ka theksuar Jashari.

Duke folur për motivet që çuan deri te vrasja, Jashari tha se është ende herët.

“Motivi i vrasjes ende nuk dihet sepse vetëm një dëshmitar është intervistu kurse personat që kanë qenë me të dyshuarin jo", theksoi Shukri Jashari për Nacionalen.

Burime të Nacionales theksojnë se i dyshuari është në gjendje stabile.

“Ka ardhë mbrëmë në Emergjencë. Ka qenë i plagosur por gjendjen e ka stabile. I kemi dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore. Po e vazhdon trajtimin e mëtejmë”, thotë burimi.

E i dyshuari dhe viktima deri vonë kanë qenë miq, por kohëve të fundit kishte pasur disa probleme.

ÇFARË NDODHI?

Një vrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ferizaj.

Gazeta Nacionale ka mësuar se i përfshirë në vrasje është vëllau i reperit Buta, Qëndrim Januzi.

I dyshuari dhe viktima deri vonë kanë qenë miq, por kohëve të fundit kishte pasur disa probleme.

Disa ditë më parë, reperit Buta i ishte djegur edhe vetura. Nacionale ka mësuar se kishte dyshime, që veturën e Butës e kishte djegur pikërisht personi me inicialet G.H që mbeti i vdekur sonte.

Nacionale ka siguruar edhe pamjet e djegies së veturës, gjithashtu edhe momentin e vrasjes së sotme.

“Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën "Rexhep Bislimi" tek marketi " Euro Market" në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj”, kanë njoftuar nga Policia.

Lajme të ngjashme